Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/SanMarino.jpg

Shteti europian ka vaksinuar të gjithë banorët, por nuk ndihet i lumtur



U hapën sërish restorantet edhe në darkë, masat do të lehtësohen në ditët në vijim pothuajse totalisht, si në normalitet, por normaliteti në San Marino është shumë larg, edhe pse shteti i vogël europian, më i vjetri në botë, ka vaksinuar pothuajse të gjithë popullsinë.

Një sipërmarrje aspak e vështirë, fundja, në një shtet që nuk ka më shumë se 35 mijë banorë, edhe pse gjatë ditës mijëra italianë punojnë aty për t’iu kthyer në shtëpitë e tyre pak kilometra më larg, por ku masat kundër COVID-19 janë shumë më të rrepta, dhe gjithçka është mbyllur.

San Marino është një nga shtetet e pakta europiane që ka përdorur masivisht rusen Sputnik V, me të cilin ka vaksinuar pjesën më të madhe të 17 mijë personave të vaksinuar në total.

Duke hequr rreth 5 mijë personat që kanë kaluar COVID-19 dhe fëmijët, po flasim pothuajse për të gjithë popullsinë.

Ditët e fundit infektimet janë zero, dhe në spitale pavijonet po zbrazen çdo ditë e më shumë.

Sanmarinezët mund të jenë më të qetë, por jo më të lumtur.

Vërtetë restorantet dhe hotelet janë hapur, por janë praktikisht bosh. Turizmi përfaqëson më shumë se 25% të GDP-së, dhe në mungesë të flukseve San Marino ngjason më shumë me një oazë të paarritshme sesa një parajsë në tokë.

Ditët e fundit infektimet janë zero në San Marino, dhe në spitale pavijonet po zbrazen çdo ditë e më shumë falë vaksinimit masiv

“Në këtë periudhë, zakonisht, vetëm turistë gjermanë vijnë 15-20 autobusë në ditë. Ne shërbenim të paktën 200 kafe në ditë, punonim 10 vetë. Sot jemi dy persona, mjaftojmë dhe teprojmë”, thotë Salvatore, që prej një dekade shërben në një nga kafenetë kryesore të qendrës historike, i cili shton një të vërtetë në gojën e çdo banori ,”mirëserdhi Sputnik, por po nuk u hap Italia, gjithçka është e pavlerë”.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes. Aktualisht, shumë njerëz

Nuk e dini akoma se çfarë është ndarja, nëse s’keni kaluar nëpër këto faza

Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj. Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza. Nëse

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Ndryshimet klimatike po ‘vrasin’ detin Marmara

Turqia do të fillojë sot një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta. Duke përsëritur një plan të ri veprimi me 22 pika, Ministria e Mjedisit dhe

Info Tjera