Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/kika-me-bore.jpg

Si do të jetë moti këtë javë



Gjatë kësaj jave Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës temperaturat maksimale pritet të shënojnë një rritje.

Ndërsa bora e rënë gjatë këtyre ditëve do të filloj të shkrihet gjatë së enjtes.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i qetë. Në mëngjes parashihen ngrica në gjithë territorin, më të theksuara rrugëve rreth maleve. Temperaturat maksimale gjatë javës pritet të shënojnë rritje duke krijuar kushte që vende-vende të krijohet mjegulla. Kjo situatë meteorologjike do të vazhdoj, por që gjatë pjesës së dytë të javës do të kemi ngritje graduale në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër ditën e premten të shënoj vlera nga 7-10 Gradë Celsius. Bora që vetëm tani ka mbuluar gjithë territorin e Republikës nga dita e enjte do të filloj të shkrihet gradualisht. Mirëpo, gjatë ditës së premte parashihen masa të ngrohta të ajrit që vijnë nga pjesa jugperëndimore e vendit dhe do të kushtëzojnë kushte që mbi territorin tonë të vijnë vranësira të dendura me një shkallë të lartë të lagështisë dhe kjo situata do të mundësoj të kemi reshje shiu dhe bore”, thuhet në njoftimin e IHK.

Ndërkaq, temperaturat gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -10 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes. Aktualisht, shumë njerëz

Nuk e dini akoma se çfarë është ndarja, nëse s’keni kaluar nëpër këto faza

Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj. Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza. Nëse

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Ndryshimet klimatike po ‘vrasin’ detin Marmara

Turqia do të fillojë sot një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta. Duke përsëritur një plan të ri veprimi me 22 pika, Ministria e Mjedisit dhe

Info Tjera