Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/960x0.jpg

Si reagojnë shenjat e horoskopit kur u vjen “në majë të hundës”



Të gjithë kemi mënyrën tonë të reagimit kur jemi me nerva, ose kur na vjen në majë të hundës.

Dikush mund të bëhet shumë agresiv, ndërsa dikush tjetër mund të përdorë metodën e agresivitetit pasiv.

Reagimi ynë në situata të tilla varet nga shumë faktorë, por a e kishit menduar se shenja e horoskopit do të ishte një prej tyre?

Dashi-Dashi është shenjë impulsive dhe kur është në humor të keq e ka të vështirë të kontrollojë veten.

Nëse qëndroni para një Dashi që nuk është në humor, bëni mirë të largoheni me qetësi se nuk dihet se çfarë do të mund të ndodhë.

Demi-Demi është i qetë dhe në pak raste ndodh të mos jetë në humor të mirë.

Ndaj kur ndodh kjo, ai mbushet me energji negative, mbyllet në vetvete dhe urren çdo gjë.

Binjakët-Binjakët nuk kanë nevojë për një arsye për të qenë në humor të keq.

Personaliteti i tyre bën që ata të shkojnë në shtrat të lumtur në darkë dhe të zgjohen të mërzitur.

Mundohuni t’i qëndroni larg, pasi sipas Binjakëve, fajin për mërzitjen e tyre e kanë gjithmonë të tjerët.

Gaforrja-Gaforrja mbyllet në vetvete kur nuk është në humor dhe bëhet e pandjeshme ndaj botës.

Ajo nuk dëshiron të flasë me askënd në ato momente.

Gaforret ndiejnë në ekstrem, ndaj dhe është e pamundur që t’i bësh të arsyetojnë në ato çaste.

Luani-Luanit nuk i pëlqen të jetë i veçuar.

Kur nuk është në humor bëhet shumë dramatik, madje mund të bëhet dhe agresiv e arrogant.

Virgjëresha-Kur nuk është në humor Virgjëresha bëhet histerike.

Mund të ketë reagime shumë impulsive që mund të shkojnë deri në dhunë fizike.

Një Virgjëreshë e nevrikosur nuk ka kontroll mbi veten dhe në disa minuta thjesht nuk e di se ku është dhe çfarë po bën.

Peshorja-Ajo nuk e tregon pakënaqësinë pasi ka një mënyrë të sajën që e ndihmon në zgjidhjen e problemeve.

Peshorja ka një elegancë të lindur, por kur është me nerva e humb hijeshinë dhe në disa raste humb edhe logjikën.

Akrepi-Akrepi përjeton çdo ndjesi intensivisht, dhe inatin e humorin e keq i përjeton po njëlloj.

Në ato momente mundohu t’i qëndrosh afër, ndryshe do të përballesh me një furtunë emocionale që mund të shkatërrojë çdo gjë mes jush.

Shigjetari-Ai qesh me vete edhe në momentet më të vështira, gjithsesi kjo nuk zgjat shumë.

Kur nuk mund të mbajë më inat, thotë çdo gjë që mendon pa e menduar dy herë, duke anashkaluar pasojat që kanë fjalët e tij te të tjerët.

Bricjapi-Kur nuk është në humor, Bricjapi bëhet më autoritar se zakonisht.

Ai shndërrohet në një njeri arrogant, agresiv dhe fillon t’i gjykojë të tjerët pa shkak.

Ujori-Ujori, kur nuk është në humor, mund të krijojë konflikte me këdo që nuk e mbështet në idetë e tij.

Momentet e tilla shoqërohen edhe me një ndjesi ankthi për të, pasi mundohet ta kontrollojë veten, por nuk ja arrin dot kurrë.

Peshqit-Peshqit nuk kanë shpesh sjellje tipike agresive kur janë në humor të keq.

Ata njihen për sjelljet pasive agresive.

Me anë të tyre, ata arrijnë të bëjnë këdo të ndihet keq duke bërë viktimën.

Të fundit

Keni probleme me majat e flokëve, ndiqni këto udhëzime

Thënia se flokët janë gjysma e bukurisë është aq e famshme sa është kthyer në një fakt të mirëfilltë. Kujdesi për flokët zë një pjesë të rëndësishme të ditës dhe të shpenzimeve

5 ushqime që duhet ti konsumoni gjatë vjeshtës

Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës, të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt, të mbrojmë zemrën e të kemi imunitet m

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shegë në mëngjes

Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin. Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor

Moti për sot

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në mëngjes në ultësira paras

Horoskopi i datës 21 tetor

Dashi – Në vend që të ndiqni rutinën, jeni të etur për më shumë larmi. Për shkak të kësaj ju mund të jeni duke bërë një udhëtim të shkurtër në një vend që mban kujtime të b

Raca më e famshme e qenit në botë

Raca është rritur për punë fizike, përkatësisht për grumbullim të objekteve në ujë, andaj, bashkë me retrieverët e artë, më së shpeshti shfrytëzohet në qëllime terapeutike dhe si qen

Info Tjera