Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/mengjesi.jpg

Si ta nisim ditën mbarë



Ka shumë arsye pse ndonjëherë zgjohemi të lodhur dhe të pafuqishëm për të nisur ditën, por ka një recetë sesi kjo gjë mos t’ju përsëritet.

Konsumoni një gote me ujë pas zgjimit, aktivitet fizik dhe dritë natyrore.

Këto veprime rekomandohen të përsëriten me përpikëri çdo ditë, në mënyrë që të mos i nisni mëngjeset tuaja nën stres.

Receta për maksimizimin e performancës vjen nga Namni Goel, profesor i Psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Pensilvanisë (SHBA). Sipas Goel: “Mëngjesi është një moment kritik, i cili mund të vendosë për ecurinë e ditës”.

Disa detyra që të gjithë duhet t’i vëmë në zbatim për një ditë sa më produktive:

Planifiko ditën

Çdo mbrëmje, secili nga ne është i prirur të bëjë planifikim të vogël për të nesërmen, të paktën për orët e para.

Ju mjafton të vendosni për rrobat që do vishni ose mbi atë që do të konsumoni në mëngjes.

Edhe pse mund t’ju duken vendime të parëndësishme, ato ju “vjedhin kohë”, të cilën mund ta shfrytëzoni për të bërë diçka tjetër.

Oraret

Shkoni në shtrat dhe gjithmonë zgjohuni në të njëjtin orar, është mirë për mendjen dhe trupin.

Në fakt, shpjegon Goel, ky ritual shërben për të vendosur rregull mbi metabolizmin dhe energjinë.

Një gotë ujë

Një gotë ujë çdo mëngjes shërben për të hidratuar trupin dhe për të aktivizuar metabolizmin.

Trupi ka nevojë për ujë për të rregulluar, proceset e tretjes.

Meditimi

Mund të jetë një stërvitje e shkëlqyer për mendjen pasi jep energji, kreativitet dhe përqendrim.

Aktivitet sportiv

Mëngjesi herët është veçanërisht i mirë, duke i liruar ‘endorfinët’ (qetësues të natyrshëm), të cilët mbeten gjatë gjithë ditës.

Drita

Ideale është që mëngjesi të fillojë në mëngjes duke ekspozuar veten ndaj dritës natyrale, e cila pengon prodhimin e hormonit të gjumit.

Për më tepër, drita e diellit është e mirë për humor.

Mëngjesi

Detyra e parë e ditës, një vakt i pazëvendësueshëm sepse jep energji dhe ul oreksin gjatë gjithë ditës.

Zgjidhni proteina të shëndetshme, karbohidrate, fruta, jo  ëmbëlsira dhe ushqime që përmbajnë sheqerna të këqija.

Ata që e shmangin mëngjesin, janë më pak energjikë dhe më shumë në rrezik për të fituar peshë, thekson Goel në studimin e tij.

Të fundit

Përse meshkujt i braktisin femrat që dashurojnë?

Në biseda të ndryshme kemi dëgjuar që meshkujt largohen nga femra që vërtetë dashurojnë. Kjo ndodh për shkaqe të ndryshme dhe në të ardhmen ata martohen edhe me dikë që nuk e duan f

Bëhuni gati të nisni ditën pa stres

Stresi në kohët e sotme është padyshim një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit. Pak kohë më parë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se pandemia e COVID-19 po rrit

Tri pijet e shëndetshme që duhet ti pini

Zgjedhja e ushqimit të shëndetshëm është shumë me rëndësi nëse dëshironi të ndiheni mirë. Sa kujdeseni në pijen tuaj gjatë ditës, a pini ujë mjaftueshëm sa i duhet organizmit tonë, t

Kafeneja e parë saudite hap dyert për herë të parë edhe për qentë

Pronarët e qenve në Arabinë Saudite mund të shijojnë tani një filxhan kafe përkrah qenit të tyre që prej hapjes së një lokali që lejon qentë, i pari në mbretërinë ultrakonservatore. Ba

7 gabime të nënave gjatë shtatzanisë që dëmtojnë foshnjën

Kur femrat mbeten shtatzëna ato përpiqen që të kenë dietën ushqimore më të shëndetshme për foshnjat dhe veten e tyre. Disa ushqime dhe pije nuk janë aspak të sigurta për konsum gjatë kë

Moti për dy ditët në vijim

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës p

Info Tjera