Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/bigstock-tourism-travel-sale-and-cons-98617985-e1599719956520.jpg

Si ta përmirësoni marrëdhënien tënde me paratë?



Për ty që llogaria bankare nuk të përputhet as me ëndrrat e as me pritshmëritë, TED Talk ofron disa këshilla.

Kur pyeten përreth parave, shumica e njerëzve përgjigjen: “Më krijon ankth kjo temë”. Disa sepse nuk paguajnë dot faturat, të tjerë sepse dëgjojnë herë pas here fjalinë: “Ti s’di t’i menaxhosh paratë”.

Ç’të bësh që ta përmirësosh marrëdhënien me paratë?

Fol për to

Nuk mund ta bësh çdo gjë vetë.

Për shumë njerëz është tabu të flasin për vështirësitë ekonomike.

Është për të duartrokitur dhe festuar dëshira për të rregulluar këtë marrëdhënie që zgjat sa jeta.

Kupto çfarë janë paratë

Paratë nuk të përcaktojnë, por janë mekanizmi për të arritur qëllimet që të interesojnë.

Identifiko qëllimet, gjërat që vërtet kanë rëndësi për ty

Bëji vetes pyetjen: Përse po kursej? Ose: Përse duhet të kursej? Për një makinë, për të paguar një borxh, për një ditë të keqe.

Ka qëllime afatgjata si blerja e një shtëpie dhe afatshkurtra si pushimet.

Pastaj vizualizoji ato që do (pushimet apo shtëpinë, çfarëdo tjetër qoftë)

Merr një karton, “markers”, foto nga gazetat dhe vendos aty qëllimet e tua.

Është një mënyrë për të lidhur dëshirat me veprimet.

Nuk varet nga çfarë bën, por nga sa fuqi ke për ta bërë

Mund të nisësh me hapa të ngadaltë, me monedha, por duhet të nisësh tani.

Dhe t`ju jap një këshillë, meqë të gjithë kemi impulse.

Jemi gjithë ditën me telefon në dorë dhe mund të tundohemi për të blerë në çdo moment.

Po, shko në dyqanet online, zgjidhe produktin, fute në koshin e dëshirave dhe mos e bli. Thjesht mos shtyp “blej”.

Prit 24 orë, rikthehu dhe pyet veten: A më duhet vërtet? Si do ndikojë kjo blerje tek qëllimet e mia?

Ji i mirë me vetën

Kupto njëherë e mirë që vlera jote nuk varet nga gjërat materiale.

Festo për arritjet dhe mos e gjyko veten. Përshtatur nga TED Talk/mediapress

Të fundit

Zgjidhja ideale për ta zëvendësuar kafenë

Pa një filxhan kafe në ditë nuk bëjmë dot, dhe dita-ditës po shtohen pretendimet se kafeja nxit ankthin dhe stresin tek disa njerëz. Ekspertët kanë përpiluar një listë me produktet që kan

Seksi dhe shtatzënia, 8 faktet që duhet të dijë çdo çift

Marrëdhënia seksuale në shtatzani nuk do të jetë njësoj si më parë dhe kjo pasi shpesh partnerët kanë frikë mos dëmtojnë fetusin. Dhe në lidhje me këtë ka disa fakte që duhet të dini

Dilema e madhe e pazbardhur: Covid-19 është artificial apo natyror?

Që nga shpërthimi i parë epidemik i Covid-19 në Vuhan, hipoteza më e besueshme për shfaqjen e këtij koronavirusi të ri, ka qenë ajo e kalimi nga kafshët tek njeriu në një laborator, një g

Supë me brokoli

Përbërësit 500 gr brokoli 4 lugë gjelle vaj ulliri 2 thelpinjë hudhër ose 1 kokërr qepë 2 Patate 1 shkop mesatar selino Nenexhik Borzilok 800 ml lëng i nxehtë pule ose perimesh Kripë Përga

Horoskopi për sot

Dashi – Në dashuri nuk priten lajme të mira nëse nuk merrni masa për të përmirësuar marrëdhënien. Në frontin e punës, ju me të vërtetë dëshironi të ndryshoni mjedisin tuaj: kusht

Ky çaj do iu mbroj nga shumë sëmundje

Ky çaj me gjethe ulliri njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Çaji me gjethe ulliri është një al

Info Tjera