Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/portrait-beautiful-young-asian-woman-walk-beach-sea-ocean-with-smile-happy-relax_74190-8301.jpg

Si të jemi të lumtur në kohë të vështira



Një pandemi globale, papunësi në nivele rekord, dhunë policore, racizëm sistematik, debate të forta partiake, zjarre, uragane.

Ne me siguri po jetojmë në kohë të vështira.

Ndoshta nuk është për t’u habitur që lumturia në mesin e amerikanëve është në minimumin e të gjitha kohërave.

Sipas një sondazhi të ri-kryer nga NORC në Universitetin e Çikagos, vetëm 14 për qind e amerikanëve thonë se janë të lumtur.

Ky numër ka rënë nga 31 për qind që ishte vitin e kaluar, dhe është më i ulëti i regjistruar që kur NORC filloi të mbledhë të dhëna 50 vjet më parë.

Gjërat që na sillnim gëzim përpara, udhëtimet, drekimet me miqtë, përqafimi i të dashurve tanë, janë papritmas jashtë mundësive.

Por kjo s’do të thotë se nuk mund të gjejmë mënyra të reja kreative për të kultivuar lumturinë.

Besojeni apo jo, studimet tregojnë se kohërat e vështira mund të na ndihmojmë të ndihemi edhe më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Të gjithë kemi dëgjuar për termin “stres post-traumatik”, por më pak nga ne janë të njohur me të “afërmin” e tij,” rritjen post-traumatike”, që i referohet aftësisë tonë për të ndryshuar dhe përmirësuar veten si rezultat i atyre përvojave të vështira.

Kjo nuk do të thotë të pretendosh se gjithçka është në rregull, apo të mohosh ndjenjat e tua kur ndodhesh në mesin e një krize.

Njerëzit që përjetojnë rritjen post-traumatike, e pranojnë frikën, zemërimin dhe dëshpërimin e tyre, por ata kërkojnë “shkëndija” të gëzimit të çastit kudo që mund t’i gjejnë ato.

Kërkimet mbi rritjen post-traumatike kanë identifikuar pesë burime lumturie dhe rritjeje, që përjetohen zakonisht midis të mbijetuarve të një tragjedie:një vlerësim më të madh për jetën,

ndjenjat të forcuara personale, rritje shpirtërore, një marrëdhënie më e ngushta shoqërore, dhe njohje e mundësive të reja për jetën e tyre.

Por këto përfitime nuk ndodhin automatikisht.

Në kohë të vështira, ju duhet ta ushqeni dhe kultivoni rritjen tuaj post-traumatike. Ja disa këshilla.

1. Dëgjoni shpesh muzikë

Studime të shumta kanë konfirmuar se muzika është një përforcues i shkëlqyeshëm i humorit të mirë.

Siç shprehet terapistja e muzikës Ester Uong:“Muzika anashkalon mendimin/trurin njohës dhe depërton direkt në ndjenjat tuaja, prandaj është kaq e fuqishme, ajo prek thellë zemrën dhe shpirtin tuaj. ”

2. Përqendrohuni tek vlerat tuaja

Provoni kohën e lirë për të menduar vërtet mbi vlerat tuaja më të rëndësishme, dhe për të identifikuar veprime të vogla që mund të bëni në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve.

Ndoshta kjo do të thotë të eksploroni një hobi të ri që keni dashur gjithnjë ta provoni, por nuk keni pasur asnjëherë kohë.

3. Lidhuni me të tjerët në mënyra të reja

Njerëzit janë krijesa sociale. Shkenca tregon se pasja e lidhjeve të forta shoqërore është parashikuesi më i qëndrueshëm se kush ka një jetë të lumtur.

Por ndërtimi dhe mirëmbajtja e lidhjeve tona shoqërore është bërë më e vështirë në këtë kohë të distancimit social dhe maskave që fshehin buzëqeshjet tona.

Por lajmi i mirë është se jemi me fat që kemi qasje në kaq shumë lloje të ndryshme të teknologjisë, që na ndihmojmë të krijojmë lidhje me njerëz që nuk mund t’i shohim ballë për ballë.

4. Dilni nga shtëpia (por mos e harroni maskën tuaj)

Guruja e lumturisë Greçen Rubin, autore e librit “Projekti i lumturisë”, tha dikur se “ushtrimet fizike janë eliksiri magjik i jetës” dhe studime të shumta e mbështesin këtë gjë.

Studimet tregojnë se një shëtitje 12-minutëshe në natyrë, është e mjaftueshme për të rritur lumturinë e dikujt.

Studimet e neuroshkencës, kanë zbuluar se shëtitja në natyrë, apo qoftë edhe shikimi në internet i fotove me peizazhe natyrore e ul aktivitetin e trurit në lobet ballore, duke na bërë të ndihemi më të lumtur dhe më të relaksuar.

5. Jini mirënjohës

Një studim i vitit 2018, u kërkoi të shkruanin nga një letër disa studentëve të prekur nga ankthi dhe depresioni.

Çdo javë për 3 javë me radhë, studentët në njërin grup i shkruan një letër mirënjohje një personi tjetër, një grup tjetër shkroi për mendimet dhe ndjenjat e tyre në lidhje me një përvojë negative, dhe një grup i tretë e anashkaloi tërësisht aktivitetin e shkrimit.

Kur studiuesit i kontrolluan studentët pasi mbaruan seancat e shkrimit, ata zbuluan se ata që shkruan letrat e mirënjohjes, raportuan një shëndet mendor më të mirë.

Kur u kontrolluan sërish 12 javë pasi mbaruan seancat, ekspertët zbuluan sërish të njëjtin model.

Këto pak përvoja të shkurtra mirënjohjeje, arritën t’u siguronin këtyre njerëzve një përfitim që rrit lumturinë, që zgjati shumë kohë edhe pasi kishte përfunduar studimi.

Të fundit

Në fund të këtij muaji hëna do të duket ndryshe, kujdes!

Ka një Hënë të plotë më 31 tetor dhe si hëna e dytë e plotë e muajit, ajo është gjithashtu edhe “Hëna blu”. Ju duhet ta shfrytëzoni në maksimum këtë moment hënor dhe të sigurohen

Një ekip kërkimor thotë se vala e dytë e ka origjinën nga Spanja

Një variant i koronavirusit që ka origjinën tek punëtorët spanjollë të fermave është përhapur me shpejtësi në pjesën më të madhe të Evropës që nga vera dhe tani përbën shumicën e

Biskota me gjalpë kikiriku

Përbërësit 1 filxhan gjalpë kikirikësh 250 gr sheqer 1 vezë 2 lugë gjelle kikiriki i bluar imët 1 pluhur për pjekje Përgatitja Në një enë bëni bashkë gjalpën e kikrikut me vezën, pluh

Koalat po zhduken për shkak të stresit!

Numri i koalave në të gjithë shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin e tyre imunitar të shkaktuar nga shkatërrimi i

Moti për sot

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit, duke kushtëzuar mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjel

Horoskopi i datës 30 tetor

Dashi – Nesër mund të viheni përpara disa vështirësive por nuk duhet të merreni me gjithçka pasi keni shumë probleme të tjera. Kthejeni faqen dhe lini disa situata pas me forcë dhe gux

Info Tjera