Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Blog_KidsInTheKitchen_768x512.jpg

Si të krijojnë fëmijët e vegjël shprehi të punës?



Detyrat e shtëpisë janë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të fëmijëve sepse përmes tyre ata mësojnë të kujdesen për veten e tyre.

Ndiqni këshillat e psikoterapeutëve në vijim dhe zbuloni se çfarë lloj pune mund të kryejë një vogëlush/e që nga mosha tre vjeçe.

Sa herë, në vend të fëmijës dhe në mungesë të durimit, keni mbledhur lodrat, palosur gardërobën, rregulluar shtratin, shtruar mëngjesin.

Nëse mendoni se i keni ndihmuar me këtë, e keni gabim.

Punët e shtëpisë janë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të një fëmije, sepse përmes tyre ai mëson të kujdeset për veten e tij, fiton një ndjenjë të përgjegjësisë dhe kupton më shpejt domethënien e fjalës detyrë.

Sapo fëmija fillon të ecën, ai duhet të mësohet të heq rrobat dhe këpucët, të lajë dhëmbët dhe të mbledhë lodrat.

Ndërkohë që fëmija rritet, duhet shtuar më shumë përgjegjësi për të cilat duhet lavdëruar më pas, derisa ai veprim të bëhet automatik, dhe më pas vazhdohet me përgjegjësitë e radhës, thonë psikoterapistët.

Ata sugjerojnë që gjithmonë t’i tregoni fëmijës suaj se si duhet të kryhet puna, dhe të kaloni pak kohë derisa ta praktikoni atë bashkë me të.

Për ta bërë më të lehtë, mund të ngjitni një përkujtues me një shpjegim të detyrave në mur.

Puna nuk duhet të paraqitet si ankth dhe mundim, por si pjesë integrale e jetës.

Nëse vogëlushi juaj është i përfshirë në punët e shtëpisë, do të jetë shumë më e lehtë për t’u ballafaquar me detyrat e shkollës më vonë, dhe kështu ai do të ndjehet si një anëtar i dobishëm i familjes.

Kjo është arsyeja pse shprehitë e punës duhet të krijohen që nga fëmijëria e hershme, dhe fëmija duhet të vazhdojë punët shtëpiake edhe pasi të fillon të shkojë në shkollë.

Fëmijët duhet të mësohen që vetë t’i kryejnë detyrat e shtëpisë.

Shumë prindër gabojnë duke u zhytur thellësisht në detyrat shkollore të fëmijëve dhe duke iu ndihmuar atyre më shumë sesa është e nevojshme.

Në këtë mënyrë, ata e pengojnë fëmijën që të krijojë shprehi pune dhe të bëhet një person i pavarur.

Mosha 3 vjeçare – Një 3-vjeçar/e duhet të jetë në gjendje të vishet dhe të zhvishet vetë, por edhe t’ju ndihmojë.

Mosha 4 vjeçare – Fëmija përgatitet vet për të shkuar në shtrat, pastron dhëmbët nën mbikëqyrjen tuaj dhe fillon të bëjë banjë vetë, natyrisht, me ndihmën e pashmangshme të prindërve.

Mosha 5 vjeçare – Fëmija mund të shtrojë tryezën për veten e tij, dhe pas mëngjesit, ta heqë mënjanë.

Mosha 6 vjeçare – Përdor aksesorët si lugën dhe pirunin, madje i përgatit vetes një sanduiç.

Ai është në gjendje të pastrojë këpucët dhe të shkojë vetë te fqinjët.

Mosha 7 vjeçare – Rregullon dhomën e vet, fshin pluhurin nga tavolina, heq rrobat, rregullon shtratin.

Ai mund të hedhë plehrat dhe të shkojë vetë në dyqan.

Të fundit

Shenja më me fat

Dashi Këshillohet që të bëni kujdes gjatë kësaj dite në raport me të tjerët. Vëmendje duhet treguar edhe në dashuri, pasi duke nisur nga e pasditja e së shtunës dhe të dielën, debatet d

Studim: Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Sipas ekspertëve, ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi. Ndërsa reka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë

A po bëhet më pak vdekjeprurës koronavirusi?

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse marrin Covid-19 tani krahasuar me fillimet e pandemisë, të paktën në Evropë, por arsyet pse mund të ndo

Ushqimet që largojnë dhimbjet e forta të stomakut

Dhimbjet e stomakut nuk janë të pëlqyeshme për askënd dhe jo më kot konsiderohen si më të bezdisshmet. Kur ju dhemb stomaku ose barku, faji fillimisht bie mbi ndonjë ushqim të rëndë që mu

Ky do të jetë moti për sot dhe nesër

Ditën e premte një ciklon i fuqishëm do të zhvillohet mbi Italinë veriore, e gjatë natës në mes së premtes dhe së shtunës do të kalojë edhe mbi rajonin tonë, bën të ditur Prishtina Wea

Horoskopi i datës 25 shtator

Dashi – Në dashuri do të përballeni me probleme, por gjithçka do të varet nga mosha dhe vendi ku jetoni. Sa i takon punës, apo për ata që studiojnë, duhet të shfaqin përqendrim maksim

Info Tjera