Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/calm-female-executive-meditating-taking-break-avoiding-stressful-job.jpg

Si të shmangni situatat e pakëndshme në punë?



Situatat e pakëndshme në punë janë të shumta, sidomos kur ke të bësh me kolegë të paaftë dhe të shtirur.

Të njëjtën situatë përjeton dhe Arta, agjente marketingu e cila është shprehur:

“Bëj punën që më pëlqen, kolegët janë të sjellshëm… por, së fundmi, ka ardhur një kolege e re dhe shefi më ka dhënë detyrë që ta ndjek në rrugën e formimit të saj. Kështu po bëj, por kam vënë re se është oportuniste dhe ambicioze: nuk lë rast që të bëjë si e mirë dhe më nxjerr keq në sy të tij. Rri në zyrë jashtë orarit edhe kur nuk është nevoja dhe tregon lloj-lloj gënjeshtrash për mua… trembem mos po përpiqet të më “vjedhë” vendin e punës. Thonë se firma është në krizë, por në të njëjtën kohë marrin në punë persona të rinj të sapodalë nga bangat e shkollës, më është krijuar përshtypja se duan të zvogëlojnë kostot duke punësuar njerëz me paga më të ulta.”

1. Bëni një analizë personale të fakteve
Vlerësoni situatën në të cilën ndodheni.

Klima e pakënaqshme varet vërtet prej të rejave të kohëve të fundit?

Pyeteni veten nëse problemet janë profesionale apo personale?

Cila është arsyeja e gjendjes tuaj shpirtërore?

A i plotëson me të vërtetë vendi i punës pritshmëritë tuaja?

Ka të ngjarë që t’i keni projektuar pakënaqësitë tuaja te një njeri që sapo ka filluar të bashkëpunojë me ju.

2. Vëzhgoni sjelljen e koleges së re
Nëse besoni se problemet tuaja janë për shkak të sjelljes jo korrekte të koleges së re, atëherë duhet të reagoni.

Ndajini me shkrim detyrat mes jush dhe koleges: detyrat që i kanë besuar asaj dhe çfarë ju kanë besuar ju.

Në këtë mënyrë rolet tuaja do të zyrtarizohen.

Nëse është e nevojshme çojini një e-mail shefit tuaj (edhe ekipit me të cilin punoni) ku t’i qartësoni se si bëhen punët dhe kush i bën.

Të qenit i qartë në ndarjen e detyrave do t’ju ndihmojë ju dhe kolegët.

Kështu secili do të mbajë përgjegjësitë e veta.

3. Përpiquni për të krijuar harmoni
Gënjeshtrat, mëritë… pasiguria e arritjeve të reja ose acarimet e kujt punon prej kohësh në një vend pune pa marrë kënaqësi të mëdha, mund të pasojnë në akte që i vënë në siklet kolegët.

Për shembull, keni marrë vesh se një koleg ka treguar gjëra të pavërteta për ju.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të përballeni menjëherë me të dhe ta pyesni se për ç’arsye po sillet në këtë mënyrë.

Mundohuni të gjeni të dhëna dhe prova që dëshmojnë sinqeritetin tuaj dhe që tregojnë se ai po mundohet t’ju manipulojë.

Por, tregohuni të kujdesshëm që të mos përdorni tonin e lartë dhe shprehi aspak të përshtatshme.

Të sqaroheni do t’ju ndihmojë të gjeni harmoninë.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 15 tetor 2021

Dashi Ju jeni të prirur të ndiheni mjaft të tensionuar sot dhe ta fajësoni atë për mërzinë dhe pakënaqësinë me jetën tuaj të tanishme. Ju mund të kaloni një pjesë të madhe të mëngje

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Të çmendur apo të qetë, çfarë shoferi jeni sipas shenjës tuaj të horoskopit

Jeni të qetë, të nxituar apo të kujdesshëm kur i jepni makinës? Gjithçka varet nga shenja juaj e horoskopit. Dashi: Të nxituar. Për ju makina nuk është vetëm një mjet transporti, por edhe

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Info Tjera