Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/GettyImages-881838746-69d9a6483e604e75beddf0cb57d6841a.jpg

Si ti mposhtni ndjenjat negative



Negativiteti përfshin të ndjerit të trishtuar, skeptik dhe pesimist. Kur mendimet tona janë të mbuluara me negativitet, ne mund të gjejmë lehtësisht më të keqen në çdo situatë, madje edhe në situata që objektivisht nuk janë aq të këqija.

Nëse zbuloni se jeni duke luftuar me negativitetin, nuk jeni vetëm.

Të qenit negativ thjesht do të thotë që ne vëmë re dhe ndiejmë gjërat negative më intensivisht sesa gjërat pozitive dhe gjërat negative kanë një ndikim më të madh në shëndetin tonë mendor.

Si ta ndalojmë të ndjerin negativë?
Mos harroni, që të gjithë ne jemi ndonjëherë negativë dhe kjo është normale.

Nëse kemi qenë negativ për një kohë të gjatë, rregullimi i emocioneve tona dhe kalimi në mendime më pozitive mund të jetë pak më i vështirë dhe mund të zgjasë pak më shumë.

Zbatoni strategjitë më poshtë për të parë përmirësim me kalimin e kohës.

Bëni koncepte pozitive më të arritshme në trurin tuaj
Truri ynë preferon të shkojë thjesht te çdo gjë që është e njohur – është më e lehtë, më e shpejtë dhe kërkon më pak energji.

Pra, zhbërja e negativitetit përfshin bërjen e koncepteve pozitive më familjare dhe të arritshme në tru.

Një mënyrë për ta bërë këtë është të kesh thjesht një “fjalë pozitive të ditës”.

Dekonstruktoni negativitetin tuaj
Kur ndihemi negativë, mund të jetë e lehtë të shohim shkaqet e jashtme të emocioneve tona negative, por jo shkaqet e brendshme.

E vërteta është se mendimet tona kanë të bëjnë po aq (ose ndoshta më shumë) me negativitetin tonë sesa situatat në të cilat ndodhemi.

Ne me të vërtetë krijojmë realitetin tonë. Për të zbërthyer sesi mendimet tona ndikojnë në negativitet, bëni një vetë-reflektim duke pyetur veten nëse bëni ndonjë nga gjërat më poshtë:

A prisni shpesh që gjithçka do përfundoj keq?

A shihni vetëm të këqijat pa parë të mirat?

A i injoroni apo zhvlerësoni gjërat pozitive?

Nëse bëni ndonjë nga këto gjëra, mund të zhvendosni mendimet tuaja në mënyrë që të ulni negativitetin dhe rrisni pozitivitetin.

Kontrolloni stilin tuaj të atribuimit
A ndiheni sikur asgjë nuk bëni rëndësi dhe bota është përgjegjëse për të gjitha fatkeqësitë tuaja?

Sigurisht, kjo mund të jetë e vërtetë ndonjëherë, por ky “atribuim i jashtëm” do të thotë që ne kemi hequr dorë nga kontrolli i jetës dhe kjo mund të përfundojë duke na bërë të ndihemi më keq.

Për ta zhvendosur këtë mendim, përpiquni të mendoni për gjërat mbi të cilat keni kontroll.

Të gjithë kemi kontroll mbi disa aspekte të jetës sonë.

Apo, a ndiheni sikur jeni fajtori për të gjitha shqetësimet tuaja? Ky stil i “atribuimit të brendshëm” ku fajësojmë veten për gjërat e këqija mund të dëmtojë vetëvlerësimin tonë dhe shëndetin mendor.

Për ta zhvendosur këtë mendim, pranoni se jo gjithçka është në kontrollin tuaj.

Ne të gjithë kemi bërë gjëra të këqija, por mund t’i kalojmë ato kur të shohim se kemi bërë më të mirën që kemi mundur, duke pasur parasysh situatat në të cilat kemi qenë.

Gjeneroni emocione pozitive me imagjinatën tuaj
Kur luftojmë me negativitetin, bëhemi vërtet të mirë në imagjinatën e gjërave negative. Kjo është arsyeja pse duhet të detyrosh veten të imagjinosh gjërat pozitive.

Imagjinoni sikur hani ushqimin tuaj të preferuar, sikur takoni një person që ju pëlqen ose të shkoni në një vend të preferuar.

Aktiviteti kundër negativitetit
Në fakt, duke i thënë mendjeve tona thjesht “Ndal” të menduarit për diçka, shpesh mund të na bëjë të mendojmë edhe më shumë.

Në vend të kësaj, aktivizoni trupin tuaj për të ndaluar negativitetin.

Për shembull, mund të shkoni për vrapim ose të bëni një dush të ftohtë.

Këto goditje fizike në trup mund të detyrojnë burimet tuaja të energjisë të shkojnë diku tjetër dhe me të vërtetë ndihmojnë në ndalimin e një mendjeje negative.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes. Aktualisht, shumë njerëz

Nuk e dini akoma se çfarë është ndarja, nëse s’keni kaluar nëpër këto faza

Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj. Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza. Nëse

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Ndryshimet klimatike po ‘vrasin’ detin Marmara

Turqia do të fillojë sot një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta. Duke përsëritur një plan të ri veprimi me 22 pika, Ministria e Mjedisit dhe

Info Tjera