Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/mengjesi.jpg

5 receta të shpejta për një mëngjes të shëndetshëm



Vlerat ushqyese të perimeve janë të mëdha, prandaj do të bënit mirë t’i konsumonit jo vetëm gjatë ditës, por edhe në mëngjes.

Këtu do ti gjeni disa receta të shijshme, të shpejta dhe shumë të shëndetshme me bazë perimesh që mund t’i përgatisni për mëngjes.

Mos harroni që mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, kështu që mos e anashkaloni kurrë.

Brokoli me vezë të skuqur – Në fillim ziejmë për 10 minuta brokolit e ndara në lule të vogla.

Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim vezët sy.

U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

Krepa me miell misri me spinaq dhe djathë të bardhë – Brumin e krepave e përgatisni me miell misri në vend të miellit të grurit.

Për mbushjen e një krepe, në një tigan hidhni një grusht me spinaq.

Lëreni në zjarr sa të avullojë uji, hidhini pak kripë, vaj ulliri dhe thërrime djathi dhe mbushni krepën.

Omletë me spinaq dhe avocado – Grini një grusht me spinaq, gjysmë avokado të prerë në kubikë.

Hidhni në një tas dy vezë, pak kripë dhe rrihini fortë.

Më pas shtoni spinaqin dhe avokadon dhe përzjejini bashkë.

Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni pak vaj ulliri dhe shtroni omletën.

Lëreni të skuqet mirë nga njëra anë dhe më pas kthejeni nga ana tjetër.

Vezë dhe spinaq – Grini një grusht me spinaq dhe vendosni një tigan në zjarr.

Hidhni spinaqin e grirë hollë dhe lëreni sa të avullojë uji, hidhini më pas pak vaj ulliri, kripë dhe hidhni vezët sy që të skuqen.

Lulelakër të skuqur me vezë – Në fillim ziejmë për 10 minuta lulelakrat e ndara në lule të vogla.

Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim lulelakrat dhe vezët sy.

U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

Të fundit

Supë me brokoli

Përbërësit 500 gr brokoli 4 lugë gjelle vaj ulliri 2 thelpinjë hudhër ose 1 kokërr qepë 2 Patate 1 shkop mesatar selino Nenexhik Borzilok 800 ml lëng i nxehtë pule ose perimesh Kripë Përga

Sallatë me fruta dimërore

Përbërësit 500 ml Krem ëmbëlsirash 2 lugë çaji Vanille 2 Banane 2 Mollë 4 Mandarina 2 Portokalle 3 Kivi 100 gr Rrush 1/2 Shegë Mjaltë ose Kanellë Përgatitja Në një tas hidhni kremin e ë

Pizza me mish

Përbërësit për 4 persona 1kg Mish të grirë 2 Feta bukë 1 Qepë 1 Thelb hudhër 200gr Djath 1 Kungull të njomë 1 Vezë 200ml Keçap 1 Specë të verdhë 4 Domate 125gr Djath mozzarella 125gr K

Pasta Alfredo

Përbërësit: 500 gr Pasta Fettuccine apo Tagliatelle 6 lugë gjelle Gjalpë 1 thelb Hudhër (e grirë) 1/2 gote Krem kuzhine (ajkë) 1/4 lugë çaji Kripë 1/4 filxhan Djathë parmixhan i copëtuar

Domate të mbushura

Përbërësit 6 copa bukë tosti me gjalpë 2 Thelpinjë hudhre 30gr Gjalpë e ëmbël Piper 10 Domate 250gr Dajth Mozzarella 8 bishta (copë) barishtesh të llojllojshme Përgaditja Preni gjalpën n

Pulë e pjekur

Përbërësit: 1 Pulë e ngrirë (1kg) 100gr Gjalpë 2 Lugë çaji kripë 6 Tufa erëza të ndryshme 1 Lugë çaji piper i zi 1 Lugë gjelle mëlmesa perimesh 1 Hudhër 2 Kupa prasë e grirë 2 Kupa s

Info Tjera