Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/20200719_001900.jpg

Kek me fruta të verës



Një mënyrë e thjeshtë, tradicionale për të ëmbëlsuar gjithë familjen është keku me fruta.

Kjo recetë është tipike e kuzhinës shqiptare e përgatitur nga të gjitha trevat nga veriu në jug.

Krejt lehtë për t’u përgatitur dhe me një shije fantastike, ky kek është ideal për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës, e madje edhe në mëngjes me një gotë me qumësht.

Përbërësit:
1 kg fruta të përziera (banane, qershi, mollë, luleshtrydhe, pjeshka, kajsi etj) 2 vezë
200 g sheqer kafe ose i bardhë
300 g miell
200 ml qumësht
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
2-3 lugë galetë (bukë e thekur, e grirë)
1 majë thike kripë.

Përgatitja:
Frutat e qëruara i ndajmë në copa të vogla.

Në një tas, rrahim me rrahësen elektrike vezët me sheqerin për 5 minuta, derisa të bëhen si shkumë.

Shtojmë miellin, kripën, sodën me sitë pjesë-pjesë dhe qumështin (herë miell e herë qumësht) dhe e ulim shpejtësinë e rrahëses.

Shtojmë frutat dhe i përziejmë me spatul.

E hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e galetë dhe e pjekim për rreth 60 minuta.

Pasi të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini dhe vazhdojmë pjekjen, derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh ajo të dalë e pastër.

E heqim nga tava pasi të jetë ftohur.

Koha e përgatitjes – 30 minuta

Koha e pjekjes – 60 minuta në temperaturën 180° C.

Të fundit

Karkaleca me salcë qumështi

Përbërësit: karkaleca sipas sasisë që dëshironi; 1 thelb hudhre; 1 lugë filadeldia; 1/2 gotë qumësht; kripë. Përgatitja: Në një tigan me zjarr të ngadaltë skuqim thelbin e hudhrës të

Makarona me mish tuna

Përbërësit e nevojshëm për katër persona:▪ 350 g makarona sipas dëshirës,▪ 160 g mish toni nga konserva,▪ 1 thelb hudhre. Përgatitja:Kullojeni mirë mishin e tonit nga va

Tortë e ëmbël me kunguj, karota, arra dhe rrush të thatë

Përbërësit: 1-2 karrota1-2 kunguj2 lgj rrush të thatë2-3 lgj arra1 lç kanellë½ lç karafil250 gr kos të kulluar4 kokrra vezë4 lgj miell misri të holle2 filxhanë çaji miell1 bustinë pluhu

Patate të ëmbla të skuqura

Përbërësit: 1 patate e ëmbël e mesme, e prerë në feta 1 lugë vaj 1/4 lugë kripë 1/4 lugë piper i zi 1 lugë rozmarinë të freskët të copëtuar (opsionale) Përgatitja: Në një tas të m

Peshk në furrë

Përbërësit: 2 peshq të më dhenj të tipit qefull,levrek 1/2 limoni I grirë në fije të holla 2 fije të gjata majdanoz 1 domate e grirë ne kubikë të vegjël 2 thelpinj hudhë Kripë dhe pipe

Supë e ftohtë me panxhar

Koha e përgatitjes është vetëm 10 minuta. Përbërësit për katër persona: 600 gram panxhar i kuq i zier me pare 1 litër kefir që mund ta zëvendësoni me kos të bardhë pak të thartë dhe t

Info Tjera