Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/Kungulleshka_1.jpg

Kungulleshka me domate



Përbërësit për 4 persona:
8 kungullehska
300 gr domate
1 degë selino
20 gr pinoli
2 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 tufë borzilok
Kripë, piper sipas dëshirës

Përgatitja:
Presim hudhrën e selinonë, i hedhim në një tigan të nxehtë me 3 lugë vaj ulliri dhe i lëmë të zbuten për rreth 8 minuta.

Më pas shtojmë pinolit e shtypur. Vazhdojmë me domatet e pastruara nga lëkurat dhe të prera në kubikë dhe i lëmë të ziejnë bashkë në zjarr të ngadaltë, për 10 minuta.

Grijmë pekorinon dhe borzilokun dhe ia hedhim salcës, pasi e heqim nga zjarri.

Shtojmë kripë dhe piper.

Kungulleshkat i presim në feta të holla dhe i pjekim nga të dy anët në një tigan grilë.

Presim mocarelën në feta. Në një tavë katrore hedhim pak vaj ulliri, shtojmë një shtresë me kungulleshka, pastaj salcën e mbi të mocarelën.

E përsërisim dhe e mbyllim me një shtresë kungulleshka.

Grijmë pak pekorino sipër dhe e pjekim në furrë për 15 minuta në temperaturën 180 gradë.

Të fundit

Supë me krahë pule

Përbërësit: 200-300 gr krahë pule 2 dcl salcë domatesh 1 vezë 1 lugë ajkë 1 karotë majdanoz Krahët e pastruar zihen në 1. 5 lit ujë me karotë të kaluar në rende, kripë, vegetë. Përga

Niseni mëngjesin me smoothie me tranguj

Smoothie të gjelbra janë ushqime të plota, të pasura me fibra. Janë më të shijshme se sa duken, pasi në shije dominojnë frutat, ndërsa produktet e tjera të gjelbra balancojnë ëmbëlsinë

Çfarë duhet të ketë në sofër për Bajram?

A i keni provuar disa nga këto ushqime? Nëse jo, shkoni shpejt te fqinjët, urojani njëri-tjetrit Bajramin dhe kënaquni me këto shije të mrekullueshme Fitër-Bajrami është festa e madhe islame

Akullore me dy përbërës dhe pa sheqer

Akullore pa sheqer në 1 minutë!. A ju duket e pamundur? E megjithatë është e mundur!. E vetmja gjë që ju nevojitet janë banane dhe kakao. Kjo është një recetë shumë e lehtë, për sa koh

Kek me gliko portokalli – Receta plot shije

Kek me sherbet mund të keni provuar, madje edhe me lëng apo lëkurë portokalli. Dhe sigurisht që shija e tyre është perfekte, por sot iu sjellim një recetë pak më të veçantë. Keku me gliko

Sallatë me patate dhe me mish tuna

Përbërësit: 1 kg patate; 2 konserva me mish toni; Ullinj të zinj pa bërthama; 2 qepë të reja; 1 lugë mustardë; 1 limon; 3 lugë vaj ulliri; Kripë; Piper; Majdanoz të freskët; Kopër. Përg

Info Tjera