Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/fresh-pasta-dough.jpg

Makarona të freskët të përgatitura në shtëpi



Sot në mbarë botën makaronat (pasta) shquhen si një nga ushqimet më të preferuara nga të gjitha grupmoshat.

Sipas organizatës Ndërkombëtare të Makaronave vendi i parë në botë për konsumimin e tyre është Italia e pas saj rezultojnë të renditura, Venezuela, Tunizia, Kili, Peruja, etj.

Në Itali makaronat gatuhen në 600 mënyra, ku çdo krahinë ka specialitetin e saj.

Përbërësit për 4 persona

400 gr miell cilësor

4 kokrra vezë në temperaturë ambienti

3 luge gjelle vaj ulliri

Pak kripë

Përgatitja:

Fillimisht hidhni në një enë miellin, më pas shtoni vezët, vajin e ullirit dhe kripën.

I përzieni butësisht deri sa të krijohet një masë as shumë e butë apo e fortë.

Në rast se ju rezulton e fortë, njomini pak duart me ujë dhe zbusni  masën.

Brumin vendoseni në frigorifer për 1-2 orë.

Do të vëreni se ai është zbutur.

E ndani në 4 pjesë dhe për secilën hapni nga një petë.

Pasi jeni siguruar se trashësia është e duhura i jepni formën e dëshiruar.

Për makarona tagliatelle (lloj makaronash italiane) hapeni brumin dhe realizoni një petë të hollë.

Priteni atë në shirita të trashë me anë të një thike apo ndarëse picash.

Ndërkohë që jeni duke i dhënë formë brumit vendosni në zjarr një enë me ujë.

Sapo të marrë valë hidhini pak kripë dhe vaj ulliri brenda.

Më pas hidhni makaronat dhe përziejini herë pas here me një lugë druri ose silikoni që të mos u prishet forma.

Makaronat duhet të ziejnë 5-10 minuta, sipas dëshirës suaj.

Salcat shoqëruese mund të jenë nga më të ndryshmet.

Të fundit

Pizza me mish

Përbërësit për 4 persona 1kg Mish të grirë 2 Feta bukë 1 Qepë 1 Thelb hudhër 200gr Djath 1 Kungull të njomë 1 Vezë 200ml Keçap 1 Specë të verdhë 4 Domate 125gr Djath mozzarella 125gr K

Pasta Alfredo

Përbërësit: 500 gr Pasta Fettuccine apo Tagliatelle 6 lugë gjelle Gjalpë 1 thelb Hudhër (e grirë) 1/2 gote Krem kuzhine (ajkë) 1/4 lugë çaji Kripë 1/4 filxhan Djathë parmixhan i copëtuar

Domate të mbushura

Përbërësit 6 copa bukë tosti me gjalpë 2 Thelpinjë hudhre 30gr Gjalpë e ëmbël Piper 10 Domate 250gr Dajth Mozzarella 8 bishta (copë) barishtesh të llojllojshme Përgaditja Preni gjalpën n

Pulë e pjekur

Përbërësit: 1 Pulë e ngrirë (1kg) 100gr Gjalpë 2 Lugë çaji kripë 6 Tufa erëza të ndryshme 1 Lugë çaji piper i zi 1 Lugë gjelle mëlmesa perimesh 1 Hudhër 2 Kupa prasë e grirë 2 Kupa s

Supë me patate dhe presh

Përbërësit: 4 copë presh 2 Patate 1 Supë e gatshme perimesh 2 lugë vaj 2 thelpinjë hudhër 2 thelpinjë hudhër 1 kupë ajkë (schmand) Kripë dhe piper i zi Përgatitja: Zieni supën e perimev

Supë me karotë

Përbërësit: 400 gr Karrota 1 Qepë 1 thelb Hudhër 1 lugë çaji Xhenxhefil i bluar 3 lugë gjelle Gjalpë 200 ml Ajkë për gatim Përgatitja: Në gjalpë fërgoni qepën dhe hudhrën e grirë im

Info Tjera