Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/u4-14.jpg

Pija natyrale energjike



Plogështia dhe virusët e shoqërojnë njeriun gjithmonë në ndërrimin e stinëve.

Kohëzgjatja e tyre varet kryesisht jo vetëm nga lloji i bakterit por edhe imuniteti i njeriut.

Për forcimin e tij dhe shërimin e organizmit, shumë ekspertë rekomandojnë një pije shëruese e cila largon kollën dhe shumë prej simptomave të gripit, virozave dhe të ftohurës.

Kjo pije, sipas të dhënave rekomandohet edhe për rritjen e rezistencës, kundër dhimbjeve të kraharorit dhe inflamacionit.

Përbërësit e kësaj pije pikante janë: mjalti, uthulla e mollës, limoni dhe hudhra.

Mjalti
Mjalti ka rol ëmbëlsues, por edhe shërues.

Ai rekomandohet kundër baktereve, virozave dhe mykut.

Mjalti është një nga përbërësit më efikasë kundër kollës.

Limoni
Limoni i jep kësaj pijeje aromën e freskisë dhe lufton me shumë efikasitet virozat.

Bashkë me mjaltin, limoni eliminon viruset që pushtojnë qelizat.

Uthulla E Mollës
Lista e përfitimeve që vijnë nga uthulla është e panumërt.

Ky lëng shëron fytin dhe largon bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Hudhra
Sipas informacioneve hudhra është shëruese e rrugëve të frymëmarrjes.

Ajo ka aftësinë të shkurtojë kohëzgjatjen e të ftohurës.

Hudhra prodhon një lëndë kimike të quajtur alicinë, e cila çlirohet në momentin që hudhra pritet ose grihet.

Alicina është ajo që mban të gjithë peshën e fuqisë së madhe pastruese të hudhrës.

Përbërësit:
10-11 thelpinj hudhre të shtypur lehtë
2 gota me ujë
Çerek gote me uthull molle
1 limon
4 lugë gjelle me mjaltë
Xhenxhefil nëse dëshironi

Përgatitja:
Ziejini thelpinjtë e hudhrës në ujë për 10 minuta.

Rekomandohet të shtoni pak xhenxhefil të grirë nëse dëshironi.

Kullojeni lëngun dhe bashkojeni me uthullën, lëngun e limonit dhe të paktën gjashtë lugë gjelle me mjaltë.

Pijeni këtë lëng shërues dy ose tre herë në ditë sipas nevojës.

Pijen mund ta ruani në një kavanoz qelqi dhe ta mbani në frigorifer për të paktën 5 ditë.

Nëse dëshironi mund ta pini edhe si çaj duke e ngrohur pak në një çajnik.

Të fundit

Karkaleca me salcë qumështi

Përbërësit: karkaleca sipas sasisë që dëshironi; 1 thelb hudhre; 1 lugë filadeldia; 1/2 gotë qumësht; kripë. Përgatitja: Në një tigan me zjarr të ngadaltë skuqim thelbin e hudhrës të

Makarona me mish tuna

Përbërësit e nevojshëm për katër persona:▪ 350 g makarona sipas dëshirës,▪ 160 g mish toni nga konserva,▪ 1 thelb hudhre. Përgatitja:Kullojeni mirë mishin e tonit nga va

Tortë e ëmbël me kunguj, karota, arra dhe rrush të thatë

Përbërësit: 1-2 karrota1-2 kunguj2 lgj rrush të thatë2-3 lgj arra1 lç kanellë½ lç karafil250 gr kos të kulluar4 kokrra vezë4 lgj miell misri të holle2 filxhanë çaji miell1 bustinë pluhu

Patate të ëmbla të skuqura

Përbërësit: 1 patate e ëmbël e mesme, e prerë në feta 1 lugë vaj 1/4 lugë kripë 1/4 lugë piper i zi 1 lugë rozmarinë të freskët të copëtuar (opsionale) Përgatitja: Në një tas të m

Peshk në furrë

Përbërësit: 2 peshq të më dhenj të tipit qefull,levrek 1/2 limoni I grirë në fije të holla 2 fije të gjata majdanoz 1 domate e grirë ne kubikë të vegjël 2 thelpinj hudhë Kripë dhe pipe

Supë e ftohtë me panxhar

Koha e përgatitjes është vetëm 10 minuta. Përbërësit për katër persona: 600 gram panxhar i kuq i zier me pare 1 litër kefir që mund ta zëvendësoni me kos të bardhë pak të thartë dhe t

Info Tjera