Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/roast-chicken-carrots-sally-horiz-a-1800.jpg

Pulë e pjekur



Përbërësit:

1 Pulë e ngrirë (1kg)

100gr Gjalpë

2 Lugë çaji kripë

6 Tufa erëza të ndryshme

1 Lugë çaji piper i zi

1 Lugë gjelle mëlmesa perimesh

1 Hudhër

2 Kupa prasë e grirë

2 Kupa selino e grirë

2-3 Filxhana supë pule

3 Molla të prera në feta afro 1.5cm

1 Filxhan uthull molle

1 Filxhan arra të copëtuara

12 Kupa me bukë të prerë në kube

¼ Filxhan majdanos i copëtuar

Përgatitja:

Ngrohni furrën në nxehtësi maksimale dhe marinoni pulën nga brenda me ½ lugë çaji kripë dhe ¼ lugë çaji piper i zi.

Mbushni zgavrën e pulës me erëzat e freskëta dhe hudhër të copëtuar imtë.

Lyeni nga jashtë pulën me 4 lugë gjalpë dhe vendosni sipër ¼ lugë çaji mëlmesa perimesh, ½ lugë çaji kripë dhe ¼ lugë çaji piper i zi.

Vendosni këmbët e pulës në pjesën e poshtme nën pulë për të mos u djegur.

Vendosni pulën në tepsi për pjekje.

Shtoni 1/3 e filxhanit me lëng nga supa e pulës. në tepsi.

Piqni pulën rreth 15minuta në temperaturë maksimale më pas ulni temperaturën në 160 gradë Celsius.

Vazhdoni të piqni pulën duke kontrolluar çdo 20 minuta deri sa të hiqet lëngu.

Nxjerrni lehtë këmbët e pulës sipër.

Me termometër mishi masim temperaturën e brendshme deri sa të arrij rreth 70 gradë Celsius.

Kjo zgjat rreth 2-3 orë varësisht nga madhësia e pulës.

Shkrini një copë gjalpë në një tigan të madh në nxehtësi mesatare.

Fërgoni në të prasën dhe selinon rreth 2-3 minuta.

Më pas shtoni mollën dhe uthullën e mollës dhe zieni rreth 3-4 minuta deri sa të zbutn mollat.

Shtoni mëlmesat e perimeve dhe largoni nga nxehtësia tiganin.

Në një enë të thellë bashkoni kubëzat e bukës, përbërjen me molla, arrat dhe majdanozin.

Shtoni supën e pulës deri sa të lagen mirë të gjitha copat e bukës.

Përzieni mirë dhe më pas vendosni përbërjen në një enë për pjekje në 170 gradë Celsius rreth 45minuta (45 minuta nga fundi i kohës së pjekjes së pulës).

Largoni nga furra të dyja, pulën dhe përbërjen nga buka.

Lëreni pulën të ftohet rreth 10-15 minuta para se ta preni për servim në pjatë.

Pasi ta preni, shërbejeni anash me përbërjen nga buka dhe mollat.

Të fundit

Rolle me salsiçe

Përbërësit 1 pako salsiçe pule 1 pako brum për kroasan Mustardë Përgatitja Preni salsiçet në rrathë 1-1.5cm. Brumin e gatshëm të shkrirë e preni në pjesë të holla 1-1.5cm dhe të gjata

Receta e Cekes: Kek me rrush të thatë

PËRBËRËSIT: 20 gr maja, 1 dcl qumësht, 200 gr gjalpë, 150 gr sheqer, 8 vezë, 280 gr miell, lëvore limoni, 100 gr rrush të tharë. Gjalpi i zbutur tundet me sheqer. Shtohen 8 të verdhat e vez

Sallatë me fruta dimërore

Përbërësit PERSONA 500 ml krem ëmbëlsirash 2 lugë çaji vanille 2 banane 2 mollë 4 mandarina 2 portokalle 3 kivi 100 gr rrush 1/2 shegë Mjaltë ose Kanellë Përgatitja Në një tas hidhni kre

Receta e Cekës – Fileta salmoni në folie

PËRBËRËSIT: 1 kg salmon, 2 lugë gjalpë ose margarinë, 1 limon, pak kripë, majdanoz, disa kokrra ulliri, vaj, 2-3 thelpinj hudhre, sallatë të përzier patatesh. Filetat e peshkut ndahen në 2

Supë domatesh

Përbërësit 1 ½ kg domate 4 lugë gjelle gjalpë 3 thelpinjë hudhër, e grirë 2 filxhana supë pule ¼ filxhan borzilok i copëtuar i freskët 1/3 filxhan filxhan krem kuzhine Kripë dhe piper i

Mish pule me spinaq

Përbërësit 3 copa   gjoks pule 250gr     spinaq (i ngrirë, i copëtuar, i përgatitur sipas udhëzimeve në pako) 200gr     djath feta 300gr 

Info Tjera