Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/recel.jpg

Reçel me luleshtrydhe



Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me luleshtrydhe.

Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten në traditën më fantastike të amvisave shqiptare, atë të reçelit.

Ju sugjerojmë më poshtë një recetë fantastike, krejt të lehtë të përgatitjes së reçelit me luleshtrydhe në shtëpi.

Jo vetëm që mund të ëmbëlsoni veten dhe këdo në familje me këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme por sigurisht mund ta përdorni edhe si një dhuratë të këndshme për miqtë apo të afërmit tuaj.

Përgatitja e Reçelit me Luleshtrydhe

Përbërësit

1 kg luleshtrydhe

800 gr sheqer

Lëngu i shtrydhur i një kokrre limoni

Përgatitja

Si fillim pastrojmë luleshtrydhet nga bishtat dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.

Më pas, i vendosim në një kullesë në mënyrë që t’u largohet uji.

Shtrojmë një shtresë me luleshtrydhe në tenxhere, një shtresë me sheqer, e kështu me radhë derisa masat e sheqerit dhe luleshtrydheve të mbarojnë.

I lëmë të pushojnë përreth 6 orë në mënyrë që luleshtrydhet të lëshojnë lëngun e tyre.

Më pas, AgroËeb ju udhëzon të vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë.

Gjatë përgatitjes së reçelit së luleshtrydheve nuk duhet të hidhni ujë pasi luleshtrydhet kanë lëngun e tyre.

Gjatë zierjes duhet të bëni kujdes që të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres.

Do ta zieni deri në 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa lëngu i reçelit të trashet.

Pak para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë lëngun e limonit, e trazojmë me kujdes për pak sekonda dhe e largojmë nga zjarri.

E lëmë të ftohet dhe e vendosim në kavanoza të sterilizuar dhe i vendosim në frigorifer.

Të fundit

Tortë e ëmbël me kunguj, karota, arra dhe rrush të thatë

Përbërësit: 1-2 karrota1-2 kunguj2 lgj rrush të thatë2-3 lgj arra1 lç kanellë½ lç karafil250 gr kos të kulluar4 kokrra vezë4 lgj miell misri të holle2 filxhanë çaji miell1 bustinë pluhu

Patate të ëmbla të skuqura

Përbërësit: 1 patate e ëmbël e mesme, e prerë në feta 1 lugë vaj 1/4 lugë kripë 1/4 lugë piper i zi 1 lugë rozmarinë të freskët të copëtuar (opsionale) Përgatitja: Në një tas të m

Peshk në furrë

Përbërësit: 2 peshq të më dhenj të tipit qefull,levrek 1/2 limoni I grirë në fije të holla 2 fije të gjata majdanoz 1 domate e grirë ne kubikë të vegjël 2 thelpinj hudhë Kripë dhe pipe

Supë e ftohtë me panxhar

Koha e përgatitjes është vetëm 10 minuta. Përbërësit për katër persona: 600 gram panxhar i kuq i zier me pare 1 litër kefir që mund ta zëvendësoni me kos të bardhë pak të thartë dhe t

Tortë e kuqe

Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e pjekjes: 1 orë Koha totale: 1 orë e 30 minuta Për 10-12 pjesë Përbërësit: 310 gramë miell për kek 16 gramë kakao pa ëmbëlsues 5 gramë sodë buke 5 gr

Krofne të shpejta

Përbërësit500 ml qumësht i vakëtPak tharm buke4 vezë3 lugë buke sheqer1 lugë buke Krip1 kg miell4 dl vaj për fërgim PërgatitjaPërziejmë tharmin me pak qumësht të vakët dhe i hedhim pak

Info Tjera