Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/rolad-franceze.jpg

Receta e Cekës: Roladë franceze



PËRBËRËSIT:

• 500 gr mish të bluar, • 3 lugë galetë, • mëlmesa sipas dëshirës, • kripë, • 5 vezë, • 150 gr proshutë, • 3 lugë ajkë. Në masën e mishit shtohen galeta, 1 vezë, majdanoz i grirë hollë, nerëza sipas shijes dhe kripë. Masa përzihet mirë dhe shtrihet në folie, në formë katrore. 4 vezë tunden me pirun. Hidhet pak vegetë dhe fërgohen në pak yndyrë në tigan ca më të madh, vetëm nga njëra anë.

Vezët e fërguara vendosen mbi mishin e bluar, kurse mbi vezë hidhet proshuta e grimcuar dhe e tërë kjo lyhet me ajkë. Me anë të folies mbështillet rolada sipas dëshirës, më e trashë ose e hollë. Rolada e mbështjellë vihet në tepsi dhe futet në furrë për t’u pjekur 25 minuta, pastaj largohet folia dhe pjekja vazhdon edhe pak, sa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Pasi të ftohet pak, pritet me thikë të sprehur mirë, paloset në pjatë ovale të nxehtë dhe shërbehet me salcë beshamelli me kaçkavall dhe sallatë stine.

Të fundit

Supë me krahë pule

Përbërësit: 200-300 gr krahë pule 2 dcl salcë domatesh 1 vezë 1 lugë ajkë 1 karotë majdanoz Krahët e pastruar zihen në 1. 5 lit ujë me karotë të kaluar në rende, kripë, vegetë. Përga

Niseni mëngjesin me smoothie me tranguj

Smoothie të gjelbra janë ushqime të plota, të pasura me fibra. Janë më të shijshme se sa duken, pasi në shije dominojnë frutat, ndërsa produktet e tjera të gjelbra balancojnë ëmbëlsinë

Çfarë duhet të ketë në sofër për Bajram?

A i keni provuar disa nga këto ushqime? Nëse jo, shkoni shpejt te fqinjët, urojani njëri-tjetrit Bajramin dhe kënaquni me këto shije të mrekullueshme Fitër-Bajrami është festa e madhe islame

Akullore me dy përbërës dhe pa sheqer

Akullore pa sheqer në 1 minutë!. A ju duket e pamundur? E megjithatë është e mundur!. E vetmja gjë që ju nevojitet janë banane dhe kakao. Kjo është një recetë shumë e lehtë, për sa koh

Kungulleshka me domate

Përbërësit për 4 persona: 8 kungullehska 300 gr domate 1 degë selino 20 gr pinoli 2 thelpinj hudhër 4 lugë gjelle vaj ulliri 1 tufë borzilok Kripë, piper sipas dëshirës Përgatitja: Presim

Kek me gliko portokalli – Receta plot shije

Kek me sherbet mund të keni provuar, madje edhe me lëng apo lëkurë portokalli. Dhe sigurisht që shija e tyre është perfekte, por sot iu sjellim një recetë pak më të veçantë. Keku me gliko

Info Tjera