Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/20200803_233137.jpg

Sheqerpare



Përbërësit për brumin e copave të sheqerpares (dalin afërsisht 20 copë prandaj mund të bëni dhe gjysmë doze):
125 g gjalpë i tretur i vakët
200 g sheqer
2 vezë
100 g miell misri i bluar imët (semola)
1 lugë e vogël me lëkurë limoni të grirë 
1 bustinë sodë për ëmbëlsira
1 bustinë vanilje
280 g miell 00
disa kokrra lajthi të qëruara për zbukurim.

Për shërbetin: 
4 gota ujë (250ml një gotë)
3 gota sheqer dhe lëngu i ½ limoni.

Përgatitja: 
Në fillim përgatisim shurupin: hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere, i përziejmë dhe i lëmë në flakë të ulët dhe kur të marrë valë shtojmë lëngun e limonit.

E lëmë në zjarr të valojë për 15 minuta.

Më pas e lëmë të ftohet.

Përgatisim biskotat: në një tas përziejmë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezët dhe më pas miellin e misrit.

Shtojmë lëkurën e grirë të limonit, vaniljen dhe sodën me sitë.

Tani fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë miellin, aq sa të bëhet brumë që të punohet me dorë dhe të mos ngjisë. 

E lëmë të pushojë të mbuluar me plastmasë kuzhine për 30 minuta, në temperature ambienti.

Pas 30 minutash bëjmë me brumin topa të vogla sa një kokërr arre, i vendosim në tavën e furrës të lyer me gjalpë, vendosim te secila një kokërr lajthi dhe i fusim të piqen me 180° në furrën e ngrohur më pare për 15/20 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.

I nxjerrim nga furra dhe me garuzhde i hedhim sipër shurupin e ftohtë, hedhim sipër çdo biskotë.

Të nesërmen janë gati.

Të fundit

Rolle me salsiçe

Përbërësit 1 pako salsiçe pule 1 pako brum për kroasan Mustardë Përgatitja Preni salsiçet në rrathë 1-1.5cm. Brumin e gatshëm të shkrirë e preni në pjesë të holla 1-1.5cm dhe të gjata

Receta e Cekes: Kek me rrush të thatë

PËRBËRËSIT: 20 gr maja, 1 dcl qumësht, 200 gr gjalpë, 150 gr sheqer, 8 vezë, 280 gr miell, lëvore limoni, 100 gr rrush të tharë. Gjalpi i zbutur tundet me sheqer. Shtohen 8 të verdhat e vez

Sallatë me fruta dimërore

Përbërësit PERSONA 500 ml krem ëmbëlsirash 2 lugë çaji vanille 2 banane 2 mollë 4 mandarina 2 portokalle 3 kivi 100 gr rrush 1/2 shegë Mjaltë ose Kanellë Përgatitja Në një tas hidhni kre

Receta e Cekës – Fileta salmoni në folie

PËRBËRËSIT: 1 kg salmon, 2 lugë gjalpë ose margarinë, 1 limon, pak kripë, majdanoz, disa kokrra ulliri, vaj, 2-3 thelpinj hudhre, sallatë të përzier patatesh. Filetat e peshkut ndahen në 2

Supë domatesh

Përbërësit 1 ½ kg domate 4 lugë gjelle gjalpë 3 thelpinjë hudhër, e grirë 2 filxhana supë pule ¼ filxhan borzilok i copëtuar i freskët 1/3 filxhan filxhan krem kuzhine Kripë dhe piper i

Mish pule me spinaq

Përbërësit 3 copa   gjoks pule 250gr     spinaq (i ngrirë, i copëtuar, i përgatitur sipas udhëzimeve në pako) 200gr     djath feta 300gr 

Info Tjera