Supë e ftohtë me panxhar
Koha e përgatitjes është vetëm 10 minuta.
Përbërësit për katër persona:
600 gram panxhar i kuq i zier me pare
1 litër kefir që mund ta zëvendësoni me kos të bardhë pak të thartë dhe të hollë
4 vezë të ziera
1 tufë kopër
1 qepë e freskët
1 lugë lëng limoni ose uthull
2 rrepa
2 kastravecë
Përgatitja:
Grijmë në rende me vrima të mëdha panxharët e zier, kastravecët në kubikë të vegjël dhe qepën në rrota të holla (përdorim dhe bishtat).
Grijmë koprën, 2 vezë i bëjmë thërrime dhe dy të tjerat i ruajmë.
I hedhim të gjithë përbërësit në një tas ku shtojmë kefirin/kosin, e rregullojmë për kripë dhe pasi ta mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë në frigorifer të pushojë për jo më pak se 40 minuta.
E shërbejmë supën me vezë, kopër dhe feta rrepe.