Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/Creamy-Carrot-and-Ginger-Soup-Photo.jpg

Supë kremoze me karota e xhenxhefil



Përbërësit për 4 persona:
600g karrota
1 qepë e kuqe
1 thelb hudhër e vogël
1 lugë e vogël qimnoni jo e mbushur plot
1/2 lugë e vogël shafran, jo e mbushur plot
1 copë e vogël xhenxhefil i freskët, i grirë me rende (mjafton 1 cm)
1 litër lëng perimesh i valuar
1 kuti qumësht kokosi
kripë e piper
vaj ulliri, majdanoz

Përgatitja:
Në një tenxhere me pak vaj ulliri, skuqim qepën të grirë imët bashkë me hudhrën dhe xhenxhefilin.

Shtojmë karrotat të prera në kubikë të vegjël, qimnonin dhe shafranin.

I përziejmë me lugë druri dhe i lëmë në zjarr që të marrin aromat e njëra-tjetrës për 1 minutë.

Shtojmë lëngun e perimeve të valuar dhe vazhdojmë zierjen e tyre me flakë të mesme, gati të ulët (për 30 minuta ose derisa të shohim që karotat janë zbutur), me kapakun përgjysmë që të mos derdhet.

E heqim nga zjarri, grijmë me blender të gjithë masën dhe shtojmë qumështin e kokosit dhe lëng të valuar nëse ka nevojë.

E shërbejmë të vakët, me majdanoz të grirë sipër.

Të fundit

Pizza me mish

Përbërësit për 4 persona 1kg Mish të grirë 2 Feta bukë 1 Qepë 1 Thelb hudhër 200gr Djath 1 Kungull të njomë 1 Vezë 200ml Keçap 1 Specë të verdhë 4 Domate 125gr Djath mozzarella 125gr K

Pasta Alfredo

Përbërësit: 500 gr Pasta Fettuccine apo Tagliatelle 6 lugë gjelle Gjalpë 1 thelb Hudhër (e grirë) 1/2 gote Krem kuzhine (ajkë) 1/4 lugë çaji Kripë 1/4 filxhan Djathë parmixhan i copëtuar

Domate të mbushura

Përbërësit 6 copa bukë tosti me gjalpë 2 Thelpinjë hudhre 30gr Gjalpë e ëmbël Piper 10 Domate 250gr Dajth Mozzarella 8 bishta (copë) barishtesh të llojllojshme Përgaditja Preni gjalpën n

Pulë e pjekur

Përbërësit: 1 Pulë e ngrirë (1kg) 100gr Gjalpë 2 Lugë çaji kripë 6 Tufa erëza të ndryshme 1 Lugë çaji piper i zi 1 Lugë gjelle mëlmesa perimesh 1 Hudhër 2 Kupa prasë e grirë 2 Kupa s

Supë me patate dhe presh

Përbërësit: 4 copë presh 2 Patate 1 Supë e gatshme perimesh 2 lugë vaj 2 thelpinjë hudhër 2 thelpinjë hudhër 1 kupë ajkë (schmand) Kripë dhe piper i zi Përgatitja: Zieni supën e perimev

Supë me karotë

Përbërësit: 400 gr Karrota 1 Qepë 1 thelb Hudhër 1 lugë çaji Xhenxhefil i bluar 3 lugë gjelle Gjalpë 200 ml Ajkë për gatim Përgatitja: Në gjalpë fërgoni qepën dhe hudhrën e grirë im

Info Tjera