Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/leekandpotatosoup_1920_16x9.jpg

Supë me patate dhe presh



Përbërësit:

4 copë presh

2 Patate

1 Supë e gatshme perimesh

2 lugë vaj

2 thelpinjë hudhër

2 thelpinjë hudhër

1 kupë ajkë (schmand)

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Zieni supën e perimeve dhe ndani nga ajo 3 kupa.

Pastroni mirë preshin duke marrë vetëm pjesën e bardh dhe të gjelbërt të hapur, i preni imtë.

Pastroni, qërroni dhe preni imtë patatet, gjithashtu edhe thelpinjtë e hudhrës.

Në një tenxhere ngrohni vajin në temperaturë maksimale dhe fërgoni patatet dhe preshin se bashku.

Shtoni hudhrën dhe fërgoni edhe për një minut të gjitha së bashku.

Shtoni 3 kupat e supës dhe i lëni të zihen për 30min në temperaturë mesatare.

Në fund shtoni ajkën.

Vendosni tërë masën në blender në mënyrë që të homogjenizohet.

Pasi ta shërbeni në pjatë, sipas dëshirës vendosni sipër piper të zi.

Të fundit

Toptha djathi

Përbërësit 100gr djathë kaçkavall 1 kupë misër i konservuar në kanaqe 1 kupë miell 1/2 kupë qumësht Gjethe majdanozi Prezle (thërrime buke) Vaj Kripë Përgatitja Fillimisht merrni misrin

Rolle me salsiçe

Përbërësit 1 pako salsiçe pule 1 pako brum për kroasan Mustardë Përgatitja Preni salsiçet në rrathë 1-1.5cm. Brumin e gatshëm të shkrirë e preni në pjesë të holla 1-1.5cm dhe të gjata

Receta e Cekes: Kek me rrush të thatë

PËRBËRËSIT: 20 gr maja, 1 dcl qumësht, 200 gr gjalpë, 150 gr sheqer, 8 vezë, 280 gr miell, lëvore limoni, 100 gr rrush të tharë. Gjalpi i zbutur tundet me sheqer. Shtohen 8 të verdhat e vez

Sallatë me fruta dimërore

Përbërësit PERSONA 500 ml krem ëmbëlsirash 2 lugë çaji vanille 2 banane 2 mollë 4 mandarina 2 portokalle 3 kivi 100 gr rrush 1/2 shegë Mjaltë ose Kanellë Përgatitja Në një tas hidhni kre

Receta e Cekës – Fileta salmoni në folie

PËRBËRËSIT: 1 kg salmon, 2 lugë gjalpë ose margarinë, 1 limon, pak kripë, majdanoz, disa kokrra ulliri, vaj, 2-3 thelpinj hudhre, sallatë të përzier patatesh. Filetat e peshkut ndahen në 2

Supë domatesh

Përbërësit 1 ½ kg domate 4 lugë gjelle gjalpë 3 thelpinjë hudhër, e grirë 2 filxhana supë pule ¼ filxhan borzilok i copëtuar i freskët 1/3 filxhan filxhan krem kuzhine Kripë dhe piper i

Info Tjera