Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Easy-Pumpkin-Sheet-Cake-Photo-H-scaled-1.jpg

Tortë e ëmbël me kunguj, karota, arra dhe rrush të thatë



Përbërësit:

1-2 karrota
1-2 kunguj
2 lgj rrush të thatë
2-3 lgj arra
1 lç kanellë
½ lç karafil
250 gr kos të kulluar
4 kokrra vezë
4 lgj miell misri të holle
2 filxhanë çaji miell
1 bustinë pluhur pjekës
1 filxhan çaji sheqer
1 lugë gjalpë
Sheqer pluhur për servirje

Përgatitja:

Vendosim fillimisht rrushin e thatë në një filxhan me ujë, liker ose konjak.

Grijmë në rende karrotat dhe kungujt dhe i vendosim në një tas ku shtojmë vezët, kosin, sheqerin, arrat e grira, rrushin e thatë dhe karafilat.

Miellin e misrit e trazojmë me miellin e grurit dhe pluhurin pjekës dhe e shtojmë tek perberesit e tjerë.

E trazojmë mirë brumin e kekut derisa të lidhet.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell misri dhe e hedhim brumin e kekut.

E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 45-50 minuta.

Pasi keku të jetë pjekur e lemë pak të ftohet dhe e servirim spërkatur me sheqer pluhur.

Të fundit

Karkaleca me salcë qumështi

Përbërësit: karkaleca sipas sasisë që dëshironi; 1 thelb hudhre; 1 lugë filadeldia; 1/2 gotë qumësht; kripë. Përgatitja: Në një tigan me zjarr të ngadaltë skuqim thelbin e hudhrës të

Makarona me mish tuna

Përbërësit e nevojshëm për katër persona:▪ 350 g makarona sipas dëshirës,▪ 160 g mish toni nga konserva,▪ 1 thelb hudhre. Përgatitja:Kullojeni mirë mishin e tonit nga va

Patate të ëmbla të skuqura

Përbërësit: 1 patate e ëmbël e mesme, e prerë në feta 1 lugë vaj 1/4 lugë kripë 1/4 lugë piper i zi 1 lugë rozmarinë të freskët të copëtuar (opsionale) Përgatitja: Në një tas të m

Peshk në furrë

Përbërësit: 2 peshq të më dhenj të tipit qefull,levrek 1/2 limoni I grirë në fije të holla 2 fije të gjata majdanoz 1 domate e grirë ne kubikë të vegjël 2 thelpinj hudhë Kripë dhe pipe

Supë e ftohtë me panxhar

Koha e përgatitjes është vetëm 10 minuta. Përbërësit për katër persona: 600 gram panxhar i kuq i zier me pare 1 litër kefir që mund ta zëvendësoni me kos të bardhë pak të thartë dhe t

Tortë e kuqe

Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e pjekjes: 1 orë Koha totale: 1 orë e 30 minuta Për 10-12 pjesë Përbërësit: 310 gramë miell për kek 16 gramë kakao pa ëmbëlsues 5 gramë sodë buke 5 gr

Info Tjera