Sofra jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/2237783-ykytkk.jpg

Tortë e kuqe



Koha e përgatitjes: 30 minuta

Koha e pjekjes: 1 orë

Koha totale: 1 orë e 30 minuta

Për 10-12 pjesë

Përbërësit:

310 gramë miell për kek

16 gramë kakao pa ëmbëlsues

5 gramë sodë buke

5 gram kripë

113 gramë gjalpë pa kripë, në temperaturë ambienti

300 gramë sheqer

2 vezë

220 gramë vaj

5 mililitër uthull të bardhë

10 gramë ekstrakt vanilje

240 gramë krem qumështi në temperaturë ambienti

30 gramë xhel ngjyrues të kuq

Për kremin

500 gramë cheese krem në temperaturën e ambientit

300 gramë krem të trashë ëmbëlsirash, të ftohur

5 gramë ekstrakt vanilje

156 gramë sheqer

Përgatitja

Ngrohni fillimisht furrën në 180 gradë celsius.

Lyeni me gjalpë dhe pluhurosni me miell një tepsi për tortë me diametër 23 centimetër.

Në një tas më vete përzieni miellin, kakaon, sodën dhe kripën dhe rrihini derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.

Në një enë tjetër përzieni sheqerin me gjalpin, derisa të lidhen me njëri-tjetrin.

Hidhni vezët një nga një, shtoni vaj, ekstrakt vanilje dhe kremin e qumështit.

Hidhni edhe përbërjen e miellit, derisa të jenë kombinuar mirë me njëri-tjetrin gjithë përbërësit

Gradualisht shtoni ngjyruesin e kuq, derisa të arrini ngjyrën e dëshiruar.

Vendosni në tepsi këtë përbërje.

Piqeni për 30 minuta.

Mund ta kuptoni nëse fusni një kunjë dhëmbësh dhe kur e nxirrni ajo është e pastër.

Hiqeni tepsinë nga furra dhe lëreni të ftohet për 10 minuta.

Më pas nxirreni kekun nga tepsia dhe lëreni të ftohet plotësisht.

Përgatisni masën kremoze.

Në një tas shtoni sheqerin, cheese kremin, sheqerin e vaniljen dhe përziejini mirë.

Në një tas tjetër shtoni kremin e trashë të ëmbëlsirave dhe rriheni mirë.

Më pas përziejini të dyja

Kekun që poqët ndajeni në dy pjesë të barabarta dhe shtroni njërën shtresë në enën ku do ta servirni.

Shtoni sipër krem dhe më pas vendosni shtresën e dytë të kekut dhe sërish krem sipër.

Me pjesën e mbetur të kremit lyeni gjithë sipërfaqen e sipërme dhe anët e ëmbëlsirës.

Nëse ka ngelur nga pjesa e kuqe, e hedhim sipër për ta dekoruar.

Të fundit

Patate të ëmbla të skuqura

Përbërësit: 1 patate e ëmbël e mesme, e prerë në feta 1 lugë vaj 1/4 lugë kripë 1/4 lugë piper i zi 1 lugë rozmarinë të freskët të copëtuar (opsionale) Përgatitja: Në një tas të m

Peshk në furrë

Përbërësit: 2 peshq të më dhenj të tipit qefull,levrek 1/2 limoni I grirë në fije të holla 2 fije të gjata majdanoz 1 domate e grirë ne kubikë të vegjël 2 thelpinj hudhë Kripë dhe pipe

Supë e ftohtë me panxhar

Koha e përgatitjes është vetëm 10 minuta. Përbërësit për katër persona: 600 gram panxhar i kuq i zier me pare 1 litër kefir që mund ta zëvendësoni me kos të bardhë pak të thartë dhe t

Reçel me luleshtrydhe

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me luleshtrydhe. Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një

Krofne të shpejta

Përbërësit500 ml qumësht i vakëtPak tharm buke4 vezë3 lugë buke sheqer1 lugë buke Krip1 kg miell4 dl vaj për fërgim PërgatitjaPërziejmë tharmin me pak qumësht të vakët dhe i hedhim pak

5 receta të shpejta për një mëngjes të shëndetshëm

Vlerat ushqyese të perimeve janë të mëdha, prandaj do të bënit mirë t’i konsumonit jo vetëm gjatë ditës, por edhe në mëngjes. Këtu do ti gjeni disa receta të shijshme, të shpejta dhe

Info Tjera