Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/trump-biden.jpg

Trump apo Biden? Meri parashikon se kush do i fitojë zgjedhjet në Amerikë



Pjesë e emisionit Rudina në Tv Klan ka qenë astrologia e njohur Meri Shehu e cila këtë herë nuk ka bërë parashikimin e yjeve, por ka folur për një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, siç janë zgjedhjet në SHBA që do të mbahen më 3 Nëntor.

Është Presidenti Donald Trump që garon për një mandat të dytë përballë demokratit Joe Biden.

Meri Shehu sipas parashikimeve të saj ka treguar kush nga kandidatët ka më shumë shans për të fituar zgjedhjet.

Meri Shehu: Unë kam parë edhe shenjat e përfaqësuesve që i mbështesin nga mbrapa. Joe Biden kishte një femër shumë të fuqishme në shenjën e Peshores, kurse Trump kishte një përfaqësues të fuqishëm në shenjën e Binjakëve. Joe Biden duke qenë shenja e Akrepit, këtë vit ka më shumë ndikime të mira planetare, kjo nuk do të thotë detyrimisht që Joe Biden do të fitojë, por ka një energji mbështetëse nga Bricjapi. Tani si do ta shfrytëzojë Joe Biden këtë energji, kjo varet nga ata që punojnë për të dhe nga vetë ai duke marrë parasysh që nuk e ka kaluar ende koronavirusin. Kurse Trump që është Binjak, ka në datën 3 Hënën në Binjak, që mund të jetë një shpërthim ose çlirim i atyre energjive që do ndodhin këto ditë që për hir të së vërtetës gjithë fushata amerikane, ndodh me Mërkur të kundërt. Do ketë lojëra të fshehta, publicitete dhe informacione të ngatërruara, mund të ketë problematika që krijojnë pengesa në ecurinë e gjërave deri në datë 3. Planetët si energji ndihmojnë Joe Biden, por varet si e shfrytëzojnë të dy këtë energji që i japin planetet. Ndoshta Trump nuk e ka këtë energji planetare këtë kohë, por ka arritur të mbivendoset mbi këtë dobësi dhe ka bërë disa hapa para. Kaloi virusin gjë që e ka ndihmuar në imazh dhe në forcë.

Rudina Magjistari: Kush i fiton zgjedhjet?

Meri Shehu: Nga ana planetare është më i favorizuar Biden, por zgjedhjet nuk janë thjesht fitore dy kandidatësh, janë një grup i madh pune, si do i shfrytëzojnë këto gjëra është edhe personale por edhe grup menaxhues i madh.

Të fundit

Nëse nuk i nuhasni këto dy aroma, mund të keni Covid-19

Një nga simptomat më të pazakonta që ndodh në pacientët me COVID-19 është humbja e nuhatjes dhe shijes. Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, në afërsisht 25 për qind të

Horoskopi i datës 30 nëntor

Dashi Sot shënohet fillimi i një faze të re në jetën tuaj. Papritmas pikëpamja juaj do të jetë shumë më pozitive. Ju e kuptoni që gjërat janë të mundshme dhe se jeni të aftë!. Fillimi

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë gjatë pesë ditëve të ardhshme mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e krij

Sa gjatë do të jetoni? Matni vëllimin e belit tuaj dhe do të mësoni

Zbulim i shkencëtarëve londinezë Nëse ju intereson edhe sa ditë ju kanë mbetur në këtë botë, sekreti fshihet në një llogari të thjeshtë: Merrni një metër – mbase mund edhe të zgjasn

Dobësohuni duke kryer marrëdhënie seksuale

Numri i kalorive të humbura gjatë 30 minutave në çdo pozicion seksi është mesatarja e marrë nga të gjithë burrat dhe gratë që marrën pjesë në anketë. Rezultatet zbuluan se gratë djegin

”Deadliest Enemy” libri që parashikoi pandeminë

Që në vitin 2017, një studim në SHBA kishte parashikuar një kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor për shkak të një pandemie virale, siç është ajo aktuale nga Covid-19, dhe tregont

Info Tjera