Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/Carbon-Institute-Ecosystems-1600x900-1.jpg

Vetëm 2.8% e ekosistemit të planetit mbetet e paprekur nga dora e njeriut



Sipas studimit të fundit shkencor nga Universiteti i Kembrixhit, 2.8% e planetit mbetet ekologjikisht e paprekur, me popullata të shëndetshme të të gjithë kafshëve dhe bimëve.

Sipas shkencëtarëve, pjesët e vogla të planetit që nuk janë dëmtuar nga aktiviteti njerëzor gjenden kryesisht në zonat e pyjeve tropikale të Amazonës dhe Kongos, në pyjet dhe tundrën e Siberisë Lindore, në Kanadanë veriore, si dhe në Sahara.

Përveç kësaj, sipas hulumtimit të botuar në revistën Frontiers in Forests and Global Change, speciet e huaja invazive, përfshirë macet, dhelprat, lepujt, dhitë dhe devetë, kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në speciet vendase në Australi, si pasojë shkencëtarët nuk gjejnë zona të paprekura në atë kontinent.

Studiuesit madje propozojnë të vendosin një numër të vogël të specieve të rëndësishme endemike në disa zona të shkatërruara, të tilla si elefantët ose ujqërit, një lëvizje që synon të rikthejë deri në 20% të sipërfaqes së tokës.

Analizat e mëparshme, të mbështetetura në imazhet satelitore, vlerësojnë se 20-40% e sipërfaqes së Tokës është prekur pak nga njerëzit.

Sidoqoftë, shkencëtarët në këtë studim të ri argumentojnë se pyjet, savanat dhe tundrat mund të duken të paprekura nga lart, por në tokë, speciet jetësore mungojnë.

Si për shembull, elefantët që shpërndajnë farërat më tokë dhe ujqërit që kontrollojnë popullatat e drerëve.

Shkencëtarët në alarm: Vetëm 2.8% e ekosistemit të
Vlerësimi i ri përkufizon hartat që tregojnë dëmet e shkaktuara nga njeriu, siç është zhdukja e kafshëve nga habitatet e tyre origjinale ose minimizimi i popullatave, duke rezultuar e pamundur ruajtja e ekosistemit të shëndetshëm.

Shkencëtarët madje vërejnë se analiza e re nënvlerëson zonat e paprekura, sepse shumë specie të kafshëve të humbura gjatë shekujve janë të pakta ose nuk njihen, ndërsa hartat e reja nuk kanë marrë parasysh efektet e krizës klimatike, e cila ka ndryshuar gamën e specieve në tërësi.

Është fakt, planeti po përballet me një krizë serioze të biodiversitetit, me shumë popullata të kafshëve të egra në prag të zhdukjes,nga luanët deri te insektet, kryesisht për shkak të shkatërrimit të habitateve për kultivim dhe ndërtim.

Disa shkencëtarë madje besojnë se ka filluar zhdukja e gjashtë masive e jetës në Tokë, me pasoja serioze për ushqimin, ujin e pastër dhe ajrin.

“Në shumë habitate që i konsiderojmë të paprekura mungojnë specie që janë kapur madje edhe kontrabandë nga gjuetarët, ose janë zhdukur për shkak të specieve të huaja ose sëmundjeve”, tha Dr.Andrew Plumptre, studiues në Zonat Kryesore të Biodiversitetit, për britaniken Guardian.

“Është mjaft e frikshme, sepse kjo tregon se vendet e vetme që kanë ekosisteme funksionale dhe që janë plotësisht të paprekura, janë të pakta. Ne jemi në dekadën ku Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vendosur synim rivendosjen e ekosistemit dhe po përqendrohet në rehabilitimin e habitateve të degraduara. Ne duhet të mendojmë seriozisht për rehabilitimin e specieve në mënyrë që të mund të rigjenerojmë dhe rikrijojmë zonat me ekosisteme ekologjikisht të paprekura.”

Studimi, i botuar në revistën Frontiers in Forests and Global Change, ka përdorur harta të bazuara në Listën e Kuqe të IUCN. Shumica e të dhënave kanë të bëjnë me gjitarët, por gjithashtu përfshijnë zogj, peshq, bimë, zvarranikë dhe amfibë.

Shumë nga zonat e paprekura ndodhen në vendet e banuara nga komunitete autoktone. Analiza nuk ka përfshirë Antarktidën.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 15 tetor 2021

Dashi Ju jeni të prirur të ndiheni mjaft të tensionuar sot dhe ta fajësoni atë për mërzinë dhe pakënaqësinë me jetën tuaj të tanishme. Ju mund të kaloni një pjesë të madhe të mëngje

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Të çmendur apo të qetë, çfarë shoferi jeni sipas shenjës tuaj të horoskopit

Jeni të qetë, të nxituar apo të kujdesshëm kur i jepni makinës? Gjithçka varet nga shenja juaj e horoskopit. Dashi: Të nxituar. Për ju makina nuk është vetëm një mjet transporti, por edhe

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Info Tjera