Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/shi.jpg

Vikend i vranët



Fundjava në vendin tonë do të jetë me mot më të ftohtë, kohëpaskohe edhe me shi. Ditëve të para të javës së në vijim më shumë diell, temperaturat në rritje.

Nga dita e hënë, fusha më stabile të presionit të lartë do të shtrihen mbi rajon, të cilat kushtëzojnë mot më të qëndrueshëm, me më shumë diell dhe rritje graduale të temperaturave përreth vlerave mesatare.

Sipas parashikimeve të fundit, ditën e enjte, sërish pritet kalimi i një fronti të ftohtë që mund të sjellë rënie të lehtë të temperaturave dhe mundësi për reshje shiu.

Për shkak të motit kryesisht me vranësira, vlerat e indeksit të rrezeve UV, në fundjavë, do të zbresin përreth vlerave mesatare.

18.07 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes reshje të dobëta shiu, e pasdite me mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë. Në mbrëmje dhe gjatë natës aty këtu mundësi për reshje të dobëta shiu.

19.07 – Freskët. Vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu. Ditën me mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë.

20.07 – Pjesërisht vranët, me më shumë diell. Në mëngjes ftohtë, ditën pak më ngrohtë.

21.07 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell. Gjatë ditës me pak vranësira.

22.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

Temperaturat minimale do të zbresin nga 14C deri 16C, në 11C, ditën e hënë, ndërsa maksimalet do të zbresin në 20C deri 23C, e në fillim të javës së ardhshme do të rriten në 28C deri 30C.

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë rritjeje në fillim të javës në vijim.

Të fundit

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë

Ajri i ndotur është rikthyer, kjo vërehet dukshëm edhe në kryeqytet. Në kohën kur Kosova po përballet me shtim rastesh me koronavirus, një tjetër problem po shtohet. Sipas Indeksit të Cilë

Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës anti-COVID 19

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19. Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë q

Cila dhuratë i pëlqen më shumë një gruaje

Ajo që një grua kërkon në një marrëdhënie është respekti, besnikëria dhe reciprociteti.   Është shumë e zakonshme të shohësh burra që shpenzojnë pasuri në bizhuteri, veshje, parfume

Pulë e pjekur

Përbërësit: 1 Pulë e ngrirë (1kg) 100gr Gjalpë 2 Lugë çaji kripë 6 Tufa erëza të ndryshme 1 Lugë çaji piper i zi 1 Lugë gjelle mëlmesa perimesh 1 Hudhër 2 Kupa prasë e grirë 2 Kupa s

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë

Horoskopi juaj

Dashi Sjellja në një mënyrë diktatoriale me anëtarët e familjes do të çojë në debate dhe inate. Zgjidhni të vishni diçka që partneri juaj pëlqen t’jua shohë. Mendoni dy herë para se

Info Tjera