Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/unnamed-1-1.jpg

10 hapa për të bindur një fëmijë të lexojë



1. Si fillim mos e “detyroni” të lexojë. Leximi është një aktivitet intim dhe privat; nëse fëmija juaj ndien që nuk i përket, që është me detyrim, nuk do të bëhet kurrë lexues.

2. “Fëmija im nuk lexon”. Jeni të sigurt? Fëmija juaj lexon, vetëm që nuk lexon atë që doni ju. Lexon instruksionet e lodrave, shkrimet e reklamave, recetat e gatimit. Fëmijët lexojnë kur janë kuriozë. Është i rrethuar nga fjalë dhe sigurisht që kërkon të duhura për të.

3. Mos i thoni që nuk lexon mjaftueshëm. Në momentin që do e dëgjojë do të bëhet një person që nuk lexon. Mungesa e leximit do të jetë një pjesë e identitetit të tij dhe çdo gjë do të nisë nga aty.

4. Mos dëgjoni këshillat e atyre që thonë që duhet të lexojë të paktën 30 minuta në ditë. Si mund të duash diçka që bën vetëm për 30 minuta? Unë do të urreja edhe sushin nëse do e haja përditë me detyrim. E gjithë koha që nuk do e detyroni të bëjë diçka apo të lexojë, do të ju kthehet me interesa, në momentin që do marrë një libër në dorë në mënyrë të pavarur.

5. Rrethojeni me libra. Nuk ka nevojë të harxhoni qimet e kokës, tashmë keni bibliotekat e qytetit, librari apo lokale me libra, por dhe librat tuaj. Jo vetëm libra, por libra të vizatuar, libra për ngjyrosje, libra me imazhe dhe lojëra. Është e rëndësishme që libri të bëhet familjar, si një person i shtëpisë, pjesë e jetës tuaj.

6. “Jo atë, merr një libër të vërtetë, të lutem”. I tha një mama djalit të tij kur mori në dorë librin e Batmanit. Kështu ai u kthyer nga libri i fabulave, të cilin nuk e hapi kurrë. Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të lexojnë, lejojini që të zgjedhin librat.

7. Ku nuk arrin fjala e shkruar, mund të arrijë fabula. Histori, përralla, fabula, fjala ishte e para dhe është  kudo. Përrallat dhe tregimet,  janë sfidë kur jeni me pushime dhe zgjidhja perfekte kur jeni  para gjumit. Lindin kudo, nga një ngjarje në rrugë, nga një fotografi, letër, diçka që keni bërë kur ishit larg. Jemi të rrethuar nga histori, duhet vetëm të fillojmë të tregojmë.

8. Nëse i detyroni fëmijët të lexojnë të ulur në tavolinë duke mbajtur librin drejtë, do humbisni terren menjëherë. Ka gjithmonë një moment për të ndezur llampën, për të thënë që nuk është e këshillueshme të lexojmë shtrirë apo natën vonë.

9. “Mos e propozoni leximin si alternativë ndaj lojës me PS4.” “Nëse nuk do haje gjithë atë akullore do i lëpije këto bamjet tani.” Nuk tingëllon dhe aq bukur si fjali. Nëse për të lexuar fëmija juaj duhet të heqë dorë nga lojërat e preferuara, perspektiva e hapjes së librit nuk është ftuese. Librat nuk janë alternativë për lojërat elektronike apo televizorin. Janë aktivitete që mund të bashkëjetojnë normalisht.

10. Ju duhet të lexoni. Duket si këshillë koti, por nuk është. Duhet që leximi të jetë pjesë e jetës tuaj. Duhet të jepni shembullin dhe të lexoni para tyre. Mos u ndieni në faj nëse gjatë kohës që lexoni nuk i jepni vëmendje fëmijëve tuaj. Po lexoni. Nëse librat janë kaq të rëndësishëm sa themi, atëherë është mirë që herë pas herë të vinë para çdo gjëje.

/Zhaklin Lekatari

Të fundit

Muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti” u prezantua në Preshevë

Para objektit të komunës së Preshevë është prezantuar muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti” dhe është mikëpritur nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani me stafin e saj dhe d

TKK dhe Artpolis përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Shkupit

Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) në bashkëpunim me Artpolis-Qendra për Art dhe Komunitet përfaqësojnë Kosovën me shfaqjen muzikore “Zgjimi i Pranverës” në Festivalin Ndërkombëtar të S

Mbyllet festivali ballkanik i filmit e kulinarisë

Në Pogradec u mbajt edicioni i 10 i festivalit të Filmit dhe Kulinarisë. Pavarësisht kushteve të pandemisë, në garë ishin 40 filma nga disa vende të rajonit ku më të mirët u vlerësuan me

ACM Awards 2020: Lista e plotë e fituesve

‘Academy of Country Music Awards’ (ACM Awards) ka publikuar listën me të gjithë të nominuarit për ceremoninë, e cila vlerëson muzikën e këtij zhanri. Edhe pse këtë vit mund të duket nd

Abetarja e parë origjinale e gjuhës shqipe ekspozohet në muze

Ekspozita me 100 abetare origjinale është çelur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Përkrah abetares së Naum Veqilharxhit, e shtypur në Bukuresht në vitin 1844, janë ekspozuar edhe 11 a

Në 113-vjetorin e lindjes, botohen vargjet e ndaluara të Mitrush Kutelit

Me rastin e 113-vjetorit të lindjes së Mitrush Kutelit, një prej zërave më të rëndësishëm të prozës shqipe, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një mbrëmje kushtuar veprës s

Info Tjera