Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Capture-decran-2019-06-15-a-21-38-36.png

8 libraritë më të bukura në botë



Meqë me këmbë s`mund t`i vizitojmë, le të bëjmë një shëtitje virtuale në 8 libraritë më të veçanta.

Librari sa një vilë e madhe dhe librari sa një lagje, që nga Argjentina e deri në Kinë e Angli.

El Ateneo në Buenos Aires, Argjentinë – Është një nga më të njohurat dhe më të bukurat e Amerikës së Jugut e vendosur në një teatër të vjetër të shekullit të njëzetë.

Librerie Avant-Garde në Kinë – Është një shembull i zhvillimit dhe rilindjes.

Është e pozicionuar në një mjedis të përdorur si bunker pranë një Universiteti. Studentët qëndrojnë me qejf brenda saj.

Honesty Bookshop në Galles – Galles është një fshat i vogël në Wells me më pak se 2000 banorë dhe krenarinë e tij ky fshat ka këtë librari.

Madje ndryshe njihet si “vendi i librit”.

Ka çmime të përcaktuara të librave, ama askush s`të kërkon paratë pasi e merr librin.

Pronari i kësaj librarie beson në ndershmërinë e lexuesve.

U ka lënë një derrkuc tek porta, në të cilën ata hedhin para kur dalin.

Ndaj edhe quhet “Libraria e sinqertë”.

Ndërtesa është një kështjellë mesjetare.

Goxha interesante apo jo?

Word on the water, në Londër – Në Londër ka një librari mbi ujë.

Është vërtet unike.

Ajo është e vendosur brenda një varke të krijuar që në 1920-ën që lundronte në Kanalin e Regentit.

Nuk është thjesht një librari, por një vatër kulture për shkak të eventeve që vazhdimisht organizon me autorë të ndryshe dhe këngëtarë xhazi.

Acqua Alta, në Venecia – Më shumë se sa për vendin ku ndodhet, meqë Venecia është e gjitha magji, kjo librari njihet për titujt e vjetër që ka.

Edhe objektet brenda saj i përkasin gondolave të vjetra.

Livraria Ler Devagar, Lisbonë – Edhe Lisbona, aty ku do zhvillohet Eurovizioni këtë vit ka një librari shumë të bukur.

Ajo është vendosur në një fabrikë të vjetër, të braktisur e cila sot është shndërruar në qendër biznesi dhe i ka dhënë jetë tjetër asaj zone.

Brenda kësaj qendre nuk është vetëm libraria, por ka edhe lokale e restorante të ndryshme.

Leakey`s Bookshop, në Skoci – Në Inverness në Skoci ekziston një kishë e lashtë në të cilën që prej 1994-ës është krijuar një nga libraritë më të famshme në botë.

The Last Bookstore, në Los Angeles – Hyrja në këtë librari është si të hysh në Wonderland.

Librat janë të vendosur në pozicionet më të çuditshme të mundshme.

Ata krijojnë harqe, tunele e labirinthe.

Të fundit

“Romeo dhe Zhulieta” nuk u shpik nga Shekspiri, ja origjina e historisë tragjike

Romeo dhe Zhulieta, vepra më e mirënjohur e Uilliam Shekpisrit, e shkruar diku midis viteve 1591-1595, është një nga historitë më të mëdha të dashurisë të shkruara ndonjëherë. Ajo ësht

Covid lë festivalin e njohur pa publik

Festivali tradicional i këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit, sivjet shënon edicionin e tridhjetë e një. Për shkak të kushteve të krijuara nga situata e pandemisë COVID-19 dhe masave të pë

Për herë të parë anulohet ceremonia e çmimeve Nobel

Për herë të parë që prej vitit 1944 nuk do të ketë ceremoni çmimesh Nobel në Stokholm dhe arsyeja është e qartë pandemia. Ceremonia e Çmimeve Nobel, për herë të parë pas 76-vjetësh,

Fituesit e çmimeve “Emmy”

Në kushte të reja duke iu përshtatur pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, të dielën mbrëma u mbajt edicioni më i ri i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Emmy”, të cilat i

Muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti” u prezantua në Preshevë

Para objektit të komunës së Preshevë është prezantuar muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti” dhe është mikëpritur nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani me stafin e saj dhe d

TKK dhe Artpolis përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Shkupit

Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) në bashkëpunim me Artpolis-Qendra për Art dhe Komunitet përfaqësojnë Kosovën me shfaqjen muzikore “Zgjimi i Pranverës” në Festivalin Ndërkombëtar të S

Info Tjera