Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/I-patitulluar-1.jpg

Arbëreshët e Kroacisë, historia e shqiptarëve të Zarës



Arbëreshët e Veriut në Kroaci janë me prejardhje shqiptare dhe besim fetar katolik. Paraardhësit e tyre janë shpërngulur nga rajoni i Liqenit të Shkodrës, sot pjesë e Malit të Zi.

Në kohën Shqipëria u pushtua nga Perandoria Osmane, arbëreshët katolikë u zhvendosën në veri midis shekujve XVII dhe XVIII. Ndërsa Arbëreshët Ortodoksë emigruan kryesisht në Italinë e Jugut.

Vala e parë e migrimit në vitin 1655, shkoi në Pula dhe Istria. Një valë e dytë, në 1726-27 dhe 1733, u mbështet dhe u hartua nga Kryepeshkopi i Zadarit Vicko Zmajević dhe Republika e Venecias për të ripopulluar fshatin dhe zonën e pasme të Zadarit, sipas “East Journal”.

Këto grupe u integruan në sferën sociale dhe ekonomike të Dalmacisë Veneciane. Dhe nëse në qytete të tjera bregdetare do ishin asimiluar, në Zadar ata ishin në gjendje të ruajnë gjuhën dhe zakonet e tyre, gjithashtu falë një zgjidhjeje të veçantë.

Në fakt, arbëreshët u vendosën në periferi të Zadarit në një tokë kënetore të furnizuar nga pronari venecian Erizzo, një lokalitet i njohur më vonë si Borgo Erizzo / Varoš Eričina ose Arbënesh / Arbanasi.

Arbanasi do të bëhej aktori kryesor ekonomik në sektorin e ushqimit në Zadar për dy shekujt e gjysmë të ardhshëm.

“Çështja kombëtare” nën sundimin e Habsburgëve

“Çështja kombëtare” që tronditi Dalmacinë në fund të shekullit të 19-të, nën sundimin e Habsburgëve, përfshiu gjithashtu komunitetin shqiptar. Në 1896 u hap një shkollë fillore italiane në Arbanasi dhe në vitin 1901 një shkollë e dytë kroate dhe shqipe.

Në 1873 Partia Kroate e të Drejtave organizoi veprimtarinë e parë publike në Arbanasi, në të cilën udhëheqës u zgjodh Ante Starčević, babai themelues i nacionalizmit kroat. Por kishte edhe pro-italianë në komunitetin shqiptar. Një figurë kryesore italo-arbëreshe ishte Giacomo Vuxani i cili promovoi dhe organizoi Shoqatën Italo-Shqiptare në Zadar në vitin 1910, në një kohë kur marrëdhëniet Italo-Shqiptare po përmirësoheshin në të gjithë rajonin.

Shumë shqiptarë të lidhur me Rilindjen Kombëtare dhe zhvillimin e letërsisë shqipe pas pavarësisë shqiptare të vitit 1912 gjithashtu bënë kontakte dhe vizituan arbëreshët në Zadar, si Faik Konica, Shtjefën Gjeçovi dhe Fan Noli.

Vetë Arbëreshët i dhanë mbështetjen e tyre pavarësisë së Shqipërisë me një dokument në gjuhët arbëreshe, italisht dhe kroatisht, duke pohuar identitetet e tyre të shumëfishta. /diasporashqiptare/ KultPlus.com

Të fundit

143 vjet nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit

143 vjet më parë, pra më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare

Shqipëria kalon në natën finale të “Eurovision 2021”

Anxhela Peristeri ka siguruar biletën për finalen e madhe të “Eurovision”. Sonte u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”. Në këtë mbrëmje perf

Seriali i Netflix-i që do t’ju bëjë të ndiheni si detektiv

Mat gjendet në mes të një sherri dhe si pasojë vret shokun e vëllait të tij. Dënohet me katër vite burg për vrasje nga pakujdesia dhe kur del rinis jetën. Në momentin që mendonte se gjith

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeut. Dita Ndërkombëtare e Muzeut u jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informoj

Filmi i Etleva Kupsit në festivalin Ndërkombëtar në Kanada

“Rastësia Qëllimi i Zotit”, filmi me autore Etleva Kupsit do të jetë pjesë e Toronto International Women Film Festival në Kanada, një organizim që vlerëson punët e kineasteve nga

Historia e konfliktit izraelito-palestinez

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zgjeruar në rast se nuk do të ndalet”. Dhun

Info Tjera