Art http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/139920671_841555969972801_426572199908908531_n.jpg

Artisti finalizon portretin e Biden me oriz dhe grurë



Ndërsa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist nga Kosova ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara.

Alkent Pozhegu ka thënë se këtë punë artistike e ka bërë për ta falënderuar Biden për rolin e tij ndihmues për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme, raporton Klan Kosova.

45 vjeçari Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë të drithërave, misrit, fara luledielli, oriz dhe fasule.

“Shpresoj, që me kohën, që do të bëj diçka edhe më të madhe sepse Biden e meriton këtë. Ai ka qenë kontribuues i rëndësishëm për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pozhegu.

Biden është tejet i njohur për kosovarët, pasi që ka kritikuar ashpër politikat e ish Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç.

Të fundit

Piktura e Churchill shitet për më shumë se tetë milionë euro

Më e famshmja ndër pikturat e realizuara nga ish-kryeministri britanik Winston Churchill (1874-1965), u shit sot në ankand për shtatë milionë stërlina (8,1 milionë euro) nga shtëpia e ankandi

“Shqiptari duke tymosur”, del në ankand

Piktura e njohur “An Arnaut Smoking” (Shqiptari duke tymosur), e punuar në vitin 1882 nga autori Jean-Leon Gerome, është nxjerrë në shitje në Londër nga shtëpia e famshme e ankandeve, Chri

Sot 160 vite nga dita kur u lind Kolë Idromeno (Foto)

“Dasma shkodrane” e shkëlqimta gjurmë qytetarie dhe solemniteti e Kolë Idromenos për Shkodrën e sharmit dhe klasit “Dasma shkodrane” 1924, vaj mbi kanavacë, 94,5×133,5 cm “Dasma shkod

Ermonela Jaho rrëfen albumin e saj të parë

Ajo ishte 14 vjeç kur do të shikonte operën e parë të saj. Violeta e “La Traviatas” i ngacmoi Ermonela Jahos emocione të papërshkrueshme, si dhe guximin për të ëndërruar… “Të pakt

Hapet pas më shumë se 130 ditësh teatri i famshëm

Grande emozione per la serata di riapertura del Teatro.Grazie a Beatrice Rana, Simone Piazzola, Mischa Maisky.Vi aspettiamo domani per il secondo concerto con Francesco Meli, Federica Lombardi, Patric

Për ti shpëtuar falimentimit, cirku i famshëm shkurton 3500 vende pune

Cirku i famshëm “Cirku i Diellit” do të shkurtojë 3500 vende pune pasi të nënshkruajë një marrëveshje për të evituar falimentimin. Shkak është bërë pandmia e covid 19 që ka detyruar

Info Tjera