Art http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/image.jpg

Dita Ndërkombëtare e Muzeut



Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeut.

Dita Ndërkombëtare e Muzeut u jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informojnë ata rreth sfidave me të cilat përballen muzetë.

Çdo vit, muzetë nga e gjithë bota janë të ftuar të marrin pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut për të promovuar rolin e muzeve në të gjithë botën, duke krijuar veprimtari unike, falas dhe argëtuese rreth një teme që diskutohet në mënyrë specifike për këtë ditë të veçantë.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

Tema e caktuar për vitin 2021 është “E ardhmja e muzeve: Rijetësimi dhe Riimagjinimi” duke propozuar te muzetë, profesionistët muzeor dhe komuniteti që të krijojnë, imagjinojnë dhe të ndajnë përvoja të reja të (bashkë-) krijimit të vlerave, modele të reja të punës për institucionet kulturore dhe zgjidhje inovative për sfidat e tashme sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Të fundit

Sony World shpall fotografët e vitit 2021 (FOTO)

Sony World Photography Awards ka shpallur sot fituesit e konkursit për vitin 2021. Çmimet kryesore shkuan për dy fotografë që u munduan të protretizojnë në një formë tjetër kulturën dhe hi

Piktura e Churchill shitet për më shumë se tetë milionë euro

Më e famshmja ndër pikturat e realizuara nga ish-kryeministri britanik Winston Churchill (1874-1965), u shit sot në ankand për shtatë milionë stërlina (8,1 milionë euro) nga shtëpia e ankandi

Artisti finalizon portretin e Biden me oriz dhe grurë

Ndërsa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist nga Kosova ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara

“Shqiptari duke tymosur”, del në ankand

Piktura e njohur “An Arnaut Smoking” (Shqiptari duke tymosur), e punuar në vitin 1882 nga autori Jean-Leon Gerome, është nxjerrë në shitje në Londër nga shtëpia e famshme e ankandeve, Chri

Sot 160 vite nga dita kur u lind Kolë Idromeno (Foto)

“Dasma shkodrane” e shkëlqimta gjurmë qytetarie dhe solemniteti e Kolë Idromenos për Shkodrën e sharmit dhe klasit “Dasma shkodrane” 1924, vaj mbi kanavacë, 94,5×133,5 cm “Dasma shkod

Ermonela Jaho rrëfen albumin e saj të parë

Ajo ishte 14 vjeç kur do të shikonte operën e parë të saj. Violeta e “La Traviatas” i ngacmoi Ermonela Jahos emocione të papërshkrueshme, si dhe guximin për të ëndërruar… “Të pakt

Info Tjera