Art http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/EcU6lS8XkAI-P30-e1594143196330.jpg

Hapet pas më shumë se 130 ditësh teatri i famshëm



Pas më shumë se 130 ditësh mbyllje për shkak të pandemisë së koronavirusit, është hapur për spektatorët teatri i operas, “Alla Scala”.

“Hera e fundit që erdha këtu ishte kur njoftova se duhet të mbylleshim dhe ishte një dhimbje për të gjithë. Ne nuk e dinim që do të mbylleshim për katër muaj. Sonte unë dola për të gjetur audiencën”, tha shefi i ‘La Scala-s”, Dominique Meyer.

“Është emocionuese të dëgjohet përsëri zhurmë në këtë sallë”- tha ia nga skena ku së bashke me kryetarin e bashkisë së Milanos Giuseppe Sala, mirëpriti 600 spektatorët e “Katër koncerteve për rifillimin”.

Kujtojmë që Italia është një nga shtet më botë më të prekura nga koronavirusi. Deri tani në shtetin fqinj janë regjistruar 241.819 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë 34.869.

Ndërsa Lombardia ku ndodhet dhe Milano është një nga rajonet më të prekura në Itali ku janë numri më i madh i të infektuarve dhe të vdekurve.

Të fundit

Për ti shpëtuar falimentimit, cirku i famshëm shkurton 3500 vende pune

Cirku i famshëm “Cirku i Diellit” do të shkurtojë 3500 vende pune pasi të nënshkruajë një marrëveshje për të evituar falimentimin. Shkak është bërë pandmia e covid 19 që ka detyruar

Muzeu i famshëm hapet për vizitorët

Një nga pikturat më të famshme të piktorit Caravaggio, “Djali i kafshuar nga një hardhucë”, u ekspozua në Romë ndërsa një ekspozitë e re mbi mjeshtrin e vjetër italian u hap të martë

Restaurimi i xhamisë së Et’hem Beut nxjerr në dritë piktura origjinale

Restaurimi i Xhamisë së Et’hem Beut, monument kulture i kategorisë së parë, ka nisur vitin e shkuar, me qëllim konsolidimin e pjesëve të dëmtuara nga koha. Grupi i specialistëve po punon m

Info Tjera