Art http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/received_302352637615395.jpeg

Për ti shpëtuar falimentimit, cirku i famshëm shkurton 3500 vende pune



Cirku i famshëm “Cirku i Diellit” do të shkurtojë 3500 vende pune pasi të nënshkruajë një marrëveshje për të evituar falimentimin.

Shkak është bërë pandmia e covid 19 që ka detyruar kompaninë të anullojë të gjitha shfaqjet e saj në mbarë botën.

Pandemia e koronavirusit ka detyruar Kompaninë e të famshmit “Cirku i diellit” të shkurtojë 3500 vende për të evituar falimentimin.

Grupi kanadez, i njohur për cirkun e tij fantastik, të lëvizshëm, do t’i nënshtorhet ristrukturimit duke lënë kështu pa punë rreth 95 për qind të stafit të saj.

“Me zero të ardhura që nga mbyllja e detyruar e të gjithë spektakleve për shkak të Covid-19, drejtuesit kanë vendosur të ndërhyjnë fort”, tha presidenti Daniel Lamarre.

Kompania është detyruar të ndalojë mbajtjen e të gjithë spektakleve, përfshirë gjashtë të parashikuar për tu shfaqur në Las Vegas, që nga marsi.

Kompania ka gati një marrëveshje me provincën e Kebekut, ku kanë edhe qendrën, sipas të cilës, aksionerët ekzistues do të marrin në dorë likuiditetet e cirkut dhe do të investojnë 300 milionë dollarë në biznes.

Po ashtu do të krijohet një fond ndihm për punonjësit e prekur dhe kontraktorët.

Drejtuesit nënvizojnë se kur të kthehet normaliteti, shumica e punonjësve të shkurtuar do të ripunësohen.

Të fundit

Hapet pas më shumë se 130 ditësh teatri i famshëm

Grande emozione per la serata di riapertura del Teatro.Grazie a Beatrice Rana, Simone Piazzola, Mischa Maisky.Vi aspettiamo domani per il secondo concerto con Francesco Meli, Federica Lombardi, Patric

Muzeu i famshëm hapet për vizitorët

Një nga pikturat më të famshme të piktorit Caravaggio, “Djali i kafshuar nga një hardhucë”, u ekspozua në Romë ndërsa një ekspozitë e re mbi mjeshtrin e vjetër italian u hap të martë

Restaurimi i xhamisë së Et’hem Beut nxjerr në dritë piktura origjinale

Restaurimi i Xhamisë së Et’hem Beut, monument kulture i kategorisë së parë, ka nisur vitin e shkuar, me qëllim konsolidimin e pjesëve të dëmtuara nga koha. Grupi i specialistëve po punon m

Info Tjera