Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Zambaku-i-Prizrenit-1-e1600844191581.png

Covid lë festivalin e njohur pa publik



Festivali tradicional i këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit, sivjet shënon edicionin e tridhjetë e një.

Për shkak të kushteve të krijuara nga situata e pandemisë COVID-19 dhe masave të përcaktuara për parandalimin e përhapjes së virusit, komuna e Prizrenit ka vendosur që sivjet festivali të organizohet pa prezencën e publikut dhe të transmetohet drejtëpërdrejtë në RTK.

Mbrëmja e Zambakut do të mbahet më 3 tetor 2020 në bahçen e Kino Lumbardhit në Prizren, ku gjithsej do të garojnë gjashtëmbëdhjetë këngë si dhe do të ndahen katër çmime.

Juria Profesionale për shpalljen e këngëve fituese do të bëj përzgjedhjen e tri këngëve më të mira të festivalit për çmimin e parë, dytë dhe tretë, ndërsa të gjithë teleshikuesit do të kenë mundësinë të votojnë online nëpërmjet uebfaqes së festivalit për këngën e tyre të preferuar, e cila edhe do të rrëmbej çmimin kryesor të festivalit atë të Zambakut të Prizrenit.

Nga të gjitha këngët konkuruese të edicionit të 31-të, juria profesionale/seleksionuese e përbërë nga: David Tukiçi – Prof. Kompozitor/Dirigjent (kryetar i jurisë), Mentor Zajmi – Prof. Klarinetist (anëtar) dhe Edon Ramadani – Prof. Dirigjent (anëtar), kanë përzgjedhur 16 këngët garuese të festivalit si në vijim:

1. Për ty – Ruzhdi Sadiku

Muzika dhe Orkestrimi: Ruzhdi Sadiku, Vargjet: Bashkim Buxhovi 

2. Larg dhe afër – Laorjan Ejlli

Muzika: Oleg Gjerga, Vargjet: Prec Zogaj, Orkestrimi: Gazmend Kraja

3. Melosi hynjor – Qëndresa Bunjaku

Muzika dhe Vargjet: Arijeta Daci, Orkestrimi: Hysni Klinaku

4. Më i bukuri vend – Besmir Shishko

Muzika: Veton Perolli, Vargjet: Musa Bushrani, Orkestrimi: Artan Elshani

5. Mall – Shaban Krasniqi

Muzika: Shaban Krasniqi, Vargjet: Ismail Kadare, Orkestrimi: Arbër Krasniqi

6. Kthimi në Atdhe – Rakipe Karaj & Mario Zaja

Muzika dhe Orkestrimi: Ylli Kalaja, Vargjet: Aulon Kalaja

7. Të takohemi në Zambak – Dardan Gjinolli

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Dardan Gjinolli

8. Lamtumirë moj gotë – Gentian Gojani

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Shkëlqim Raci

9. Je frymë për mu – Eda Cerriku

Muzika dhe Orkestrimi: Orges Kallaku, Vargjet: Denata Toce

10. Bulamazsin – Hürmet Celina

Muzika dhe Vargjet: Hyrmet Celina, Orkestrimi: Sertan Sallahi

11. Kur jam me ty – Niki Mjeda

Muzika: Anton Kaftalli, Vargjet: Lindita Halili, Orkestrimi: Ilir Zoga

12. Vdeksha n’sytë e tu – Fioralba Syla

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Naim Krasniqi

13. Hëna dhe ti – Eranda Bytyqi & Fatih Qukiqi

Muzika dhe Orkestrimi: Anida Gjinali, Vargjet: Fiona Thaqi

14. Zemra zemrën vet e gjenë – Ana Lushi

Muzika: Jetmir Barbullushi, Vargjet: Jorgo Papingji, Orkestrimi: Shpëtim Saraqi

15. Nën hijen e lisit plak – Agon Tufa

Muzika: Hysni Klinaku, Vargjet: Milaim Islami, Orkestrimi: Agron Syla

16. Një natë vere në Prizren – Tolga Kazaz          

Muzika dhe Vargjet: Kujtim Gërmizaj, Orkestrimi: Artan Elshani.

Festivali i këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat.

Gjatë viteve të 90-a, me shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe produksionit muzikor të RTP-së, përgjegjësinë për ruajtjen e traditës e merr SHKA “Agimi”, e cila arrin që këtë festival ta bart në vitet e pasluftës, prej kur komuna e Prizrenit merr përsipër menaxhimin e tij.

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” mbahet për çdo vit në fund të qershorit/fillim të korrikut, dhe në të interpretohen këngë në gjuhën shqipe, turke e boshnjake.

Zambaku i Prizrenit përveç karakterit reprezentativ, çdo vit është shquar edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertoarin e muzikës qytetare, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtarë, kompozitorë, poetë, instrumentistë etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë.

Ditëve në vijim do të publikohen detaje të reja rreth organizimit të festivalit.

Për më shumë info, mund të shihni faqen zyrtare të festivalit në Facebook dhe Instagram (Zambaku i Prizrenit).

Të fundit

Kush e zbuloi Amerikën?

Amerikanët e kanë ditë pushimi 12 tetorin për të festuar Ditën e Kolombit. Është një festë vjetore që përkujton 12 tetorin e vitit 1492, kur eksploruesi italian Kristofor Kolombi zyrtarish

Sopranoja Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike të Gramaphone, me albumin e saj “Anima Rara”. Lista bazohet në shitjet e CD-ve dhe formateve t

‘EXIL’ i Visar Morinës, filmi kandidat i Kosovës për Oscars 2021

Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë lartëvlerësuar i Visar Morinës që Kosova propozon për OSCARS. Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të S

Rikthehen “Murgeshat gazmore”

Whoopi Goldberg ka lënë të kuptohet se mund të ketë një film të tretë të “Murgeshave gazmore”. Aktorja 64-vjeçare tha në emisionin “The Late Late Show” se do të interpretonte

Ermonela Jaho: Shkova në Itali me ëndrra të mëdha, por me xhepin bosh

Ermonela Jaho, 46 ​​vjeç, ka lindur në Shqipëri. Ajo bëri debutimin e saj në opera në moshën 17 vjeçare dhe që prej asaj kohe është bërë një nga sopranot më të vlerësuara në bot

Kosova e vitit 1980 (VIDEO)

Interpretimin e parë të emrit ‘’Kosova’’, e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë se: ‘’e tërë terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikë të Gadishullit Il

Info Tjera