Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/1599387178_cunlajci-696x393-1.jpg

Çun Lajçi nderohet nga Veliaj me ‘Kullën e Sahatit’



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrën e tij aktorin dhe shkrimtarin e njohur kosovar, Çun Lajçi. 

Artisti ndodhet prej disa ditësh në kryeqytet për të promovuar librin e tij të fundit.

“Jam shumë i lumtur që kemi pas bujtës në Tiranë, Çun Lajçin e madh, jo vetëm të dyqind roleve, por edhe të dyqind frymëzimeve e dyqind energjive. Sikur të gjithë ne të kishim një minimum të kësaj energjie, të këtyre roleve në shoqëri, do ishte një bekim i madh”, tha Veliaj.

Duke e përgëzuar për veprën, por dhe për kontributin e dhënë si artist dhe shkrimtar, kryebashkiaku e vlerësoi Lajçin si një vlerë të paçmuar për shoqërinë shqiptare. 

“Jemi të nderuar për gjithë veprën tënde, për shërbimin që i bën shoqërisë tonë”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, artisti Çun Lajçi u shpreh i nderuar për mikpritjen e kryebashkiakut. 

“Të falënderoj shumë për burrërinë, për ftesën, që more një shitës librash dhe e solle në zyrë, pavarësisht roleve, pavarësisht viteve. Gjithçka ndërtohet në paqe mbi librin dhe mbi dijen, kësaj s’guxojmë t’i ikim, se po ikëm nga dija, nga libri, nga mendimet e të kaluarve tanë, me vetëdije i kemi prerë rrënjët tona. Prandaj, të falënderoj që më more prej librave dhe më prure këtu, duke më dhuruar Sahatin e Tiranës, që do ta mbaj kujtim gjithë jetën”, u shpreh Lajçi.

Kryetari Veliaj i dhuroi simbolikisht, në shenjë mirënjohjeje artistit të nderuar, ‘Kullën e Sahatit’ të Tiranës.

Të fundit

Kush e zbuloi Amerikën?

Amerikanët e kanë ditë pushimi 12 tetorin për të festuar Ditën e Kolombit. Është një festë vjetore që përkujton 12 tetorin e vitit 1492, kur eksploruesi italian Kristofor Kolombi zyrtarish

Sopranoja Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike të Gramaphone, me albumin e saj “Anima Rara”. Lista bazohet në shitjet e CD-ve dhe formateve t

‘EXIL’ i Visar Morinës, filmi kandidat i Kosovës për Oscars 2021

Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë lartëvlerësuar i Visar Morinës që Kosova propozon për OSCARS. Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të S

Rikthehen “Murgeshat gazmore”

Whoopi Goldberg ka lënë të kuptohet se mund të ketë një film të tretë të “Murgeshave gazmore”. Aktorja 64-vjeçare tha në emisionin “The Late Late Show” se do të interpretonte

Ermonela Jaho: Shkova në Itali me ëndrra të mëdha, por me xhepin bosh

Ermonela Jaho, 46 ​​vjeç, ka lindur në Shqipëri. Ajo bëri debutimin e saj në opera në moshën 17 vjeçare dhe që prej asaj kohe është bërë një nga sopranot më të vlerësuara në bot

Kosova e vitit 1980 (VIDEO)

Interpretimin e parë të emrit ‘’Kosova’’, e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë se: ‘’e tërë terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikë të Gadishullit Il

Info Tjera