Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/5c20aaa301c0ea154f5d3933.jpg

Beckham dokumentar për jetën e tij



David Beckham i mungonte vetëm një gjë për të konfirmuar përfundimisht statusin e tij si yll ndërkombëtar; të ketë një film të tij.

Ish futbollisti britanik, një prej personave më të famshëm në botë, ka një familje po kaq të famshme, një pasuri marramendëse, biznes të suksesshëm, kontrata publicitare më avantazhuese dhe skuadrën e tij të futbollit, Inter Miami. Por tani ai do të ketë edhe një film dokumentar që do të tregojë jetën dhe karrierën e tij.

Sipas asaj që publikohet te ‘Daily Mail’, beckham ka filluar bisedimet formale me 2 nga platformat streaming më të fuqishme në merkato; Netflix dhe Amazon Prime. Duket se ish kapiteni i përfaqësueses angleze të futbollit, është frymëzuar nga seriali dokumentar i Michael Jordan ‘The Last Dance’ për të hedhur idenë e xhirimit të filmit për të.

Për momentin dihen shumë pak detaje në lidhje me dokumentarin për një personalitet si Beckham që gjatë karrierës së tij ka veshur fanelën e Manchester united, Real Madrdit, LA Galaxy apo PSG e Milan. Ajo që mësohet është se dokumentari do të realizohet nga kompania televizive e vetë Beckam, Studio 99, të cilin ai e hodhi në treg vitin e kaluar.

Në film do të përfshihen materiale nga arkiva që papublikuara më parë.

Sipas një burimi pranë rrethit të familjes Beckham që citohet nga ‘the Sun’, ish futbollisti është shumë i emocionuar për këtë projekt të cilin ka dashur ta realizojë prej kohësh.TCH

Të fundit

Fituesit e çmimeve “Emmy”

Në kushte të reja duke iu përshtatur pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, të dielën mbrëma u mbajt edicioni më i ri i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Emmy”, të cilat i

Kinematografia në zi

Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan. Chadwick Boseman humbi jetën në moshën 43 vjeçare pasi prej kohësh vuante nga kanceri. Boseman njihet nga të gjithë për rolin e tij në filmin Marvel

Aktorët e famshëm bëhen bashkë për filmin më të ri

Një katërshe fantastike Robert De Niro, Al Pacino, Adam Driver dhe Jared Leto shumë shpejt do të interpretojnë në filmin e quajtur “Gucci”. Drama që do të vijë në regjinë e Ridley Scott

Zbulohet data e transmetimit të serisë për familjen mbretëror (Video)

Janë bërë publike pamjet e para të sezonit të katërt të serisë së famshme të prodhuar nga Netflix dhe që për temë ka familjen mbretërore britanike. Në këtë seri rolin e Margaret Thatc

Tom Cruise hidhet me motor nga 150 metra lartësi

Tom Cruise është padiskutim një nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore. Në xhirimet e fundit të filmit “Mission Impossible”, ai ka treguar edhe një herë tjetër se nuk

Pamjet e para të filmit të ardhshëm “The Batman”

Është publikuar traileri i filmit të ardhshëm të regjisorit Matt Reeves, “The Batman”. Revees publikoi sekuencat e para të filmit të shumëpritur i cili në rolin protagonist e sjellë akto

Info Tjera