Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/berlin1200.jpeg

Festivali i Filmit, Berlinale 2021 në modusin e pandemisë



Berlinalja, festivali i filmit në Berlin, ka shumë rituale. Normalisht pavarësisht dimrit dhe ditëve të ftohta të shkurtit, dashamirësit e kinematografisë gjatë periudhës së festivalit mbushin rrugët përreth godinës së festivalit duke pritur të shohin yjet e kinematografisë që zbresin nga limuzinat me shpresën se mund të marrin ndonjë autogram po mund të bëjnë ndonjë selfie me ta.

Pra festivali krijon atmosferë të veçantë.

Këtyre u shtohet dhe ushtria e gazetarëve, që nxitojnë nga një konferencë shtypi në tjetrën dhe përpiqen të intervistojnë aktorët e famshëm, që janë të pranishëm në Berlinale.

Të gjitha këto aktivitete sivjet nuk do të ndodhin për shkak të kufizimeve prej pandemisë.

Festivali nis sivjet pjesërisht nga 1 marsi. Fituesit e kupës Ariu i Artë do të shpallen më 5 mars.

Berlinalja 2021 me dy evente
Organizatorët kanë vendosur, që festivali të zhvillohet në dy evente të veçanta.

“Industry Evenet”, që do të jetë online dhe i kufizuar vetëm me pjesëmarrjen e kineastëve dhe gazetarëve nga 1 deri më 5 mars.

Dhe “Summer Special” me shfaqjet publike të filmave nga 9 deri më 20 qershor.

Industry Event në radhë të parë do të jetë një platformë alternativë për tregun europian të filmit (EFM), që krahas Kanës dhe American Film Market është ndër tre pikëtakimet më të rëndësishme të degës ndërkombëtare të filmit dhe medias.

Meqënëse këto veprimtari kanë një rend fiks në kalendarin e industrisë së filmit, duhet që Berlinalja të zhvillohet në tremujorin e rarë të vitit.

„Organizimi i të gjithë festivalit në qershor sivjet për të mundësuar sinergjinë e zakonshme të Berlinales me publikun, do të ishte shumë vonë dhe jo e favorshme për degën e kinematografisë”, shpjegon zëdhënësja e shtypit të Berlinales, Frauke Greiner.

Epiqendra e kineastëve
Por edhe pa ushtrinë e tifozëve të filmit java e parë e festivalit në fillim të marsit është mjaft e ngjeshur në Berlinale.

Mbi 470 filma nga 60 vende janë në listën e punës përgjatë një jave.

Të gjithë janë regjistruar në versionin digjital të EFM.

Kësisoj ky format është tërheqës dhe josh mjaft aktorë, sepse me këtë sistem nuk ka kosto udhëtimi.

Gati 200 sipërmarrje marrin pjesë për herë të parë në festival, mësohet në faqen e internetit të European Film Market (Tregu Europian i Filmit).

Numri i filmave të përzgjedhur si konkurrues sivjet është zvogëluar. Ndonëse në seksionet e ndryshme të programit të festivalit ka shumë filma, që vështirë se mund t’i shohë një njeri brenda ditës, në faqen zyrtare të festivalit janë përzgjedhur vetëm 15 filma që konkurrojnë për ariun e artë.

Normalisht në Berlinale numri i filmave konkurrues është rreth 20.

Të fundit

366 filma në garë për ‘Oscar’

Plot 366 filma u kualifikuan për një nominim të mundshëm në kategorinë e Filmit më të Mirë për çmimin ”Oscar”, njoftoi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.  Këtu përfshihen

Tom Hanks në një film western për herë të parë

Edhe pse ka qenë i njohur si kauboj Woody nga seriali “Toy Story”, për të cilin e ka huazuar zërin – Tom Hanks kurrë më parë nuk ka luajtur në një film vestern. Aktori i famshëm holliv

Pjesa e pestë e ‘La casa de papel’ vjen këtë gusht?

Seriali spanjoll ‘La Casa De Papel’ arriti të ketë një shikueshmëri tejet të lartë, duke i bërë admiruesit e tyre të mbesin në pritje të sezonit të ri. Sezoni i pestë mendohet të jet

Super arritje e filmit “Zgjoi” nga Blerta Basholli

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë dhe

Shtyhet prapë premiera e filmit të ri të James Bondit

Premiera e filmit të ri James Bond u shty për herë të tretë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Filmi “No time to die” (“Nuk ka kohë për të vdekur”) është shtyrë tashmë d

Numri i abonentëve të Netflix tejkalon shifrën 200 milionë

Netflix e ka mbyllur vitin 2020 me 203,7 milionë të abonuar me pagesë në botë, pas një viti të shënuar nga pandemia dhe kufizimet dhe pavarësisht rritjes së konkurrencës dhe një rritjeje t

Info Tjera