Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/The-Midnight-Sky.jpg

Filmi “post-apokaliptik”/ Clooney rikthehet me fantashkencë



George Clooney i ka munguar për mjaft kohë botës së kinemasë.

Filmi i tij i fundit si aktor, “Money Monster”, daton që në 2016-tën, ndërsa një vit më vonë, Clooney që tashmë merret dhe me regjizurë, firmosi për “Suburbicon”. Ylli hollivudian tani po përgatit rikthimin, këtë herë me një risi, pasi vjen në zhanrin e fantashkencës, duke interpretuar por edhe drejtuar në “The Midnight Sky”.

Filmi post-apokaliptik, që do të transmetohet në Netflix ditët përpara Krishtlindjeve, bazohet në romanin “Distanca mes yjeve” nga shkrimtarja amerikane Lily Brooks-Dalto dhe rrëfen zhdukjen e racës njerëzore. George Clooney e përshkroi filmin e tij si një përzierje midis “the Revenant”, ku ishte gjithashtu bashkë skenarist, dhe “Gravitetin”.

Është historia e një ekipi astronautësh që zbulojnë ekzistencën e një hëne e cila rrotullohet rreth Jupiterit, dhe paraqet kushtet ideale për të pritur qeniet njerëzore. Ndërkohë, një katastrofë ka goditur Tokën, duke e çuar njerëzimin drejt zhdukjes. Të mbijetuarit e vetëm janë Augustini, i interpretuar nga Clooney dhe një vajzë e vogël, Iris. Të dy do të duhet të bindin ekipin e astronautëve që të mos kthehen në Tokë.TCH

Të fundit

Netflix jep lajmin e mirë për fansat e filmit

Netflix planifikon të publikojë nga një film çdo javë të vitit 2021. Netflix po premton të përpiqet të na argëtojë këtë vit, shkruan CNN. Gjigandi i transmetimit njoftoi të martën lidhu

Dhjetë filmat më të mirë të vitit 2020

Pandemia COVID-19 tronditi industrinë e filmit, me mbylljen e kinemave dhe prodhimit të filmit, transmeton Gazeta Sinjali. Falë transmetimeve si Disney dhe Netflix, një mori filmash debutuan në v

Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare do të jetë ‘Sandokan’

Seriali i famshëm “Sandokan”, ku hero është ‘tigri’ i Malajzisë, pritet të rikthehet në ekran në një variant të ri italian që do tentojë të mbajë të mbërthyer publikun para ekra

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli pranohet në festivalin ‘Sundance Film Festival 2021’

Filmi “Zgjoi (Hive)” i regjisores Blerta Basholli ka shënuar suksesin e parë në arenën ndërkombëtare.  Ai është pranuar për të qenë pjesë e festivalit prestigjioz botëror, “Sundan

Balerini i famshëm tregon sakrificat e jetës

Balerini i njohur Kledi Kadiu, ka ndarë dhe njëherë tjetër historinë e mbërritjes së tij në Itali gjatë viteve 90, vështirësitë që ka hasur në fillim, nga malli për familjen dhe deri te

Lajm i mirë për fansat e “La Casa de Papel”!

Një version korean i serialit hit të Netflix, “Money Heist” pritet të vijë së shpejti! Seriali, i cili mban titullin “La Casa de Papel” në gjuhën spanjolle, ka qenë një nga më të k

Info Tjera