Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/hive-e1608066155243-780x439-1.jpg

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli pranohet në festivalin ‘Sundance Film Festival 2021’



Filmi “Zgjoi (Hive)” i regjisores Blerta Basholli ka shënuar suksesin e parë në arenën ndërkombëtare.  Ai është pranuar për të qenë pjesë e festivalit prestigjioz botëror, “Sundance Film Festival 2021”.

Këtë lajm, e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook vet regjisorja Basholli, e cila është ndjerë e lumtur për suksesin e filmit.

“Lajm shumë i mirë për filmin tonë ZGJOI, i cili është pranuar në konkurrencë zyrtare në Sundance Film Festival 2021, në kategorinë World Cinema Dramatic Competition! Sundance është ndër festivalet më të rëndësishme në industrinë e filmit në botë dhe jam shumë e lumtur që pas një pune të gjatë e të palodhshme të të gjithë ekipit të përfshirë në të gjitha fazat e prodhimit të filmit ZGJOI, puna po na shpërblehet. Ju falënderoj të gjithëve prej zemrës se seriozisht jam kënaqë t’u punu me secilin prej jush! Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, në tregimin e znj. Fahrije Hoti, e cila për mua është inspirim e inkurajim m’e vazhdu m’e punu, e siç thotë ajo, mos m’e shiku as mbrapa as anash. Një tregim i një gruaje që ka pësuar shumë nga lufta por, e cila me punë dhe këmbëngulje është bërë e suksesshme tani do të ketë rastin të shihet nga një audiencë e gjerë e për mua si regjisore dhe skenariste e projektit kjo është pjesa më e rëndësishme. Dua të dëgjohet ky tregim sepse gratë nga Kosova gjithmonë janë treguar të forta e të suksesshme si në luftëra, ashtu edhe pas tyre, por për fat të keq shumë pak përmenden e mbështeten. Na shkoftë mbarë rrugëtimi me Zgjoi-n! Urime”, ka shkruar Blerta Basholli në Facebook.

Një sukses i tillë ka marrë përgëzime edhe nga Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, e cila i ka dedikuar suksesit të filmit po ashtu një status në Facebook.

“Përgëzime regjisores Blerta Basholli, producentëve dhe ekipit të filmit “Zgjoi” i cili është përzgjedhur zyrtarisht në konkurencën kryesore të Sundance Film Festival, një nga tre festivalet më prestigjoze të filmit në botë. Filmi trajton temën e mbijetesës së Fahrijes e cila pas humbjes së burrit të saj gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. “Zgjoi“ është një bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe ka për pjesëmarrës një kastë të mrekullueshme aktorësh. Zyrtarisht ky film është koproduksioni i parë filmik Kosovë-Zvicër. Kineastët e Kosovës po e dëshmojnë çdo ditë e më shumë se talenti i tyre depërtues është imazhi më i mirë i Kosovës në botë. Urime dhe suksese”, ka shkruar Dumoshi.

Të fundit

Tom Hanks në një film western për herë të parë

Edhe pse ka qenë i njohur si kauboj Woody nga seriali “Toy Story”, për të cilin e ka huazuar zërin – Tom Hanks kurrë më parë nuk ka luajtur në një film vestern. Aktori i famshëm holliv

Pjesa e pestë e ‘La casa de papel’ vjen këtë gusht?

Seriali spanjoll ‘La Casa De Papel’ arriti të ketë një shikueshmëri tejet të lartë, duke i bërë admiruesit e tyre të mbesin në pritje të sezonit të ri. Sezoni i pestë mendohet të jet

Super arritje e filmit “Zgjoi” nga Blerta Basholli

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë dhe

Shtyhet prapë premiera e filmit të ri të James Bondit

Premiera e filmit të ri James Bond u shty për herë të tretë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Filmi “No time to die” (“Nuk ka kohë për të vdekur”) është shtyrë tashmë d

Numri i abonentëve të Netflix tejkalon shifrën 200 milionë

Netflix e ka mbyllur vitin 2020 me 203,7 milionë të abonuar me pagesë në botë, pas një viti të shënuar nga pandemia dhe kufizimet dhe pavarësisht rritjes së konkurrencës dhe një rritjeje t

Netflix jep lajmin e mirë për fansat e filmit

Netflix planifikon të publikojë nga një film çdo javë të vitit 2021. Netflix po premton të përpiqet të na argëtojë këtë vit, shkruan CNN. Gjigandi i transmetimit njoftoi të martën lidhu

Info Tjera