Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/ana-golja-cmimi-1.jpg

Kanada/ Shqiptarja Ana Golja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit



Artistja dhe producentja Shqiptare në Kanada Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban.

Golja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”

“Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.

Festivali i filmit u zhvillua nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasëku prezantoi një përzgjedhje filmash nga disa nga vendet më të prekura nga kriza globale e shëndetit, në përpjekje për të ndërtuar një urë lidhëse në mes filmit dhe betejës ende të pafituar kundër pandemisë në të cilën po kalojmë.

Në festival u prezantuan filma nga vende të ndryshme të botës përfshirë këtu Francën, Spanjën, Kinën, Rusinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Indinë dhe Kanadanë, me një seri të veçantë “Focus on Italy”, të prezantuar në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura a Toronto. Një pjesë e shitjeve të biletave do të shkojnë për Kryqin e Kuq Kanadez pikërisht për ta luftuar pandeminë COVID-19.

Fimi “The Cuban” ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Goljan. Golja tha se filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj. “Mesazhi nga stërgjyshja gjithmonë ka qenë të jesh njeri i mirë, dhe më ka mësuar të jem bujare, e respektushme, dhe ta shijojë sa më shumë jetën. Mesazhi që jap unë është t’i duam prindërit dhe gjyshërit dhe të kujdesemi sa më shumë për ta”- thotë Ana.

Të fundit

‘EXIL’ i Visar Morinës, filmi kandidat i Kosovës për Oscars 2021

Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë lartëvlerësuar i Visar Morinës që Kosova propozon për OSCARS. Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të S

Rikthehen “Murgeshat gazmore”

Whoopi Goldberg ka lënë të kuptohet se mund të ketë një film të tretë të “Murgeshave gazmore”. Aktorja 64-vjeçare tha në emisionin “The Late Late Show” se do të interpretonte

Nëntë filmat që vlejnë t’i shihni gjatë tetorit 2020

Kritiku i filmit, Nicholas Barber, ka përgatitur listën e radhës, këtë herë për nëntë filmat që ia vlejnë t’i shihni gjatë tetorit të këtij viti. Listën e tij Telegrafi e transmeton s

Fituesit e çmimeve “Emmy”

Në kushte të reja duke iu përshtatur pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, të dielën mbrëma u mbajt edicioni më i ri i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Emmy”, të cilat i

Kinematografia në zi

Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan. Chadwick Boseman humbi jetën në moshën 43 vjeçare pasi prej kohësh vuante nga kanceri. Boseman njihet nga të gjithë për rolin e tij në filmin Marvel

Aktorët e famshëm bëhen bashkë për filmin më të ri

Një katërshe fantastike Robert De Niro, Al Pacino, Adam Driver dhe Jared Leto shumë shpejt do të interpretojnë në filmin e quajtur “Gucci”. Drama që do të vijë në regjinë e Ridley Scott

Info Tjera