Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/auto_cassaa1606841548.jpg

Lajm i mirë për fansat e “La Casa de Papel”!



Një version korean i serialit hit të Netflix, “Money Heist” pritet të vijë së shpejti! Seriali, i cili mban titullin “La Casa de Papel” në gjuhën spanjolle, ka qenë një nga më të kërkuarit në Netflix.

Versioni korean do të drejtohet nga Kim Hong-sun me një skuadër skenaristësh të udhëhequr nga Ryu Yong-jae. Sipas Variety, seriali korean do të ketë 12 episode.

“Krijuesit korean kanë zhvilluar gjuhën dhe kulturën e tyre audiovizuale prej vitesh. Ata kanë mundur të shkojnë përtej kufijve kulturor dhe të kthehen në një pikë reference për mijëra shikues në mbarë botën, veçanërisht për të rinjtë. Prandaj është e mrekullueshme që bota e La Casa de Papel është tërheqëse për krijuesit korean dhe që duan ta përshtatin”, ka thënë producenti ekzekutiv i “La Casa de Papel”, Alex Pina.

Sezoni i katërt i “La Casa de Papel” u publikua në prill 2020 dhe u pa nga më shumë se 65 milionë njerëz në mbarë botën vetëm në 4 javët e para. “La Casa De Papel” po bëhet gati edhe për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur. Sezoni i pestë do të jetë edhe i fundit për serialin “La Casa de Papel”. Sipas “Netflix”, sezoni i pestë i “La Casa De Papel” pritet të vijë në ekran në verën e vitit 2021. Por, e gjithë kjo varet nga rrethanat e krijuara nga pandemia.

Të fundit

Dhjetë filmat më të mirë të vitit 2020

Pandemia COVID-19 tronditi industrinë e filmit, me mbylljen e kinemave dhe prodhimit të filmit, transmeton Gazeta Sinjali. Falë transmetimeve si Disney dhe Netflix, një mori filmash debutuan në v

Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare do të jetë ‘Sandokan’

Seriali i famshëm “Sandokan”, ku hero është ‘tigri’ i Malajzisë, pritet të rikthehet në ekran në një variant të ri italian që do tentojë të mbajë të mbërthyer publikun para ekra

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli pranohet në festivalin ‘Sundance Film Festival 2021’

Filmi “Zgjoi (Hive)” i regjisores Blerta Basholli ka shënuar suksesin e parë në arenën ndërkombëtare.  Ai është pranuar për të qenë pjesë e festivalit prestigjioz botëror, “Sundan

Balerini i famshëm tregon sakrificat e jetës

Balerini i njohur Kledi Kadiu, ka ndarë dhe njëherë tjetër historinë e mbërritjes së tij në Itali gjatë viteve 90, vështirësitë që ka hasur në fillim, nga malli për familjen dhe deri te

Produksioni shqiptar në vëmendjen e gjigantit botëror

Të dielën në orën 19:50 u publikua episodi i parë, i shumëpritur i Reality Show “Gjuetarët e Thesarit”, ne kanalin YouTube Gota News. Ky është produksioni i vetëm i këtij lloji në naty

Obama dëshiron që figurën e tij në film ta interpretojë ky reper

Barack Obama i ka thënë “po” ambicies së Drake për të interpretuar ish-presidentin amerikan në një film. Në një intervistë për “Complex’s 360 With Speedy Morman”, teksa u pyet në

Info Tjera