Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/filmi-zana-e1618690010880.jpg

Më 24 prill, në “3 sat”, jepet transmetimi i parë televiziv i filmit “Zana”



Transmetimi i parë televiziv i këtij filmi bëhet të shtunën, më 24 prill, në orën 23.30. Pastaj, filmi mund të shikohet në bibliotekën e mediave të “3sat”, deri më 23 maj.

Në kuadër të partneritetit mediatik me festivalin e filmit të Evropës Qendrore dhe Lindore “goEast”, i cili do të zhvillohet nga 20 deri më 26 Prill, 2021, televizioni gjerman “3sat” do të shfaqë psikodramën “Zana”.

Transmetimi i parë televiziv i këtij filmi bëhet të shtunën, më 24 prill 2021, në orën 23.30, shkruan ots.de.

Pas transmetimit, filmi mund të shikohet në bibliotekën e mediave të “3sat” në linkun: (http://www.3sat.de) deri më 23 maj 2021, ora 23:59.

Filmi “Zana” është bashkëprodhim i Kosovës dhe Shqipërisë, i realizuar në vitin 2019, me regjisore Antoneta Kastratin, shkruan albinfo.ch.

Subjekti i filmit, me pak fjalë, është ky: Lumja (Adriana Matoshi) dhe burri i saj Iliri (Astrit Kabashi) jetojnë me nënën e këtij të fundit, në një fshat të Kosovës. Çifti dikur ishte i lumtur, por pak gjë ka mbetur nga kjo lumturi që nga lufta dhe vdekja e vajzës së tyre.

Vjehrra e Lumes kërkon që boshllëku në familje të mbushet me një foshnjë të re. Ajo shpreson se shtrigat dhe mjekët mrekullibërës do të ndihmojnë.

Por Lumja mbetet peng nga përvojat traumatike të luftës. Ajo vuan nga makthet ashtu si dhe nga  injoranca e familjes, e cila nuk dëshiron të dijë gjë për traumatizimin e saj.

Kur Lumja mbetet shtatzënë, ajo largohet gjithnjë e më shumë nga jeta reale dhe nga burri i saj dikur kaq i dashur, Iliri…

Filmi “Zana” është një rrëfim për luftën dhe humbjen, që mbëshetetet në historinë e një gruaje të re, sëmundja mendore e së cilës qëndron në kundërshtim me pritjet familjare dhe shoqërore.

Filmi artistik që karakterizohet nga një intensitet dhe pamje të fuqishme vizuale është debutimi në zhanrin e filmit artistik i regjisores kosovare që jeton në  SHBA (Los Anxhelos), Antoneta Kastrati, përcjell albinfo.ch.

Ky film ka fituar çmimin e publikut në festivalin “GoEast” vitin e kaluar.

Të fundit

Seriali i Netflix-i që do t’ju bëjë të ndiheni si detektiv

Mat gjendet në mes të një sherri dhe si pasojë vret shokun e vëllait të tij. Dënohet me katër vite burg për vrasje nga pakujdesia dhe kur del rinis jetën. Në momentin që mendonte se gjith

Filmi i Etleva Kupsit në festivalin Ndërkombëtar në Kanada

“Rastësia Qëllimi i Zotit”, filmi me autore Etleva Kupsit do të jetë pjesë e Toronto International Women Film Festival në Kanada, një organizim që vlerëson punët e kineasteve nga

Vdes aktori shqiptar Guljem Radoja

Aktori shqiptar Guljem Radoja ka vdekur me koronavirus në moshën 75-vjeçare. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar dy ditë më parë se ai ka qenë në intubim. Ai është trajtuar nga COVID-1

NETFLIX njeh Kosovën

Rrjeti ndërkombëtar i filmave “Netflix” e ka njohur më në fund shtetësinë e Kosovës. Inicuesi i këtij peticioni, Sovran Hoti, ka bërë të ditur se NETFLIX ka shtuar Kosovën në listën

Chloe Zhao, gruaja e parë me ngjyrë që shpallet regjizorja më e mirë me Nomadland

Youn Yuh-jung u bë koreania e parë që fiton si Aktorja më e Mirë Dytësore në filmin ‘Minari’ në edicionin e 93-të të çmimive Oscar sot në Los Angeles. Aktorja 73-vjcare koreano-jugore

Jonida i rikthehet aktrimit

Ermal Mamaqi po korr suksese në fushën e aktrimit. Ai ka treguar që së shpejti do të vie me një projekt të ri. Për të gjithë ata që dëshironin të ketë konfirmim për protagonisten e seri

Info Tjera