Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/mifallout_2018_05-h_2020.jpg

Norvegjia heq kufizimet për shkak të Tom Cruise



Norvegjia vendosi sërish kufizime për udhëtarët me Spanjën, ku epidemia e COVID-19 është rishfaqur me një numër në rritje të rasteve, por përjashtoi nga këto masa grupin e xhirimit të “Mission Impossible”.

Aktori Tom Cruise dhe pjesa tjetër e kastit mund të shkojnë në vendin nordik këtë vjeshtë për të filmuar disa skena të serialit të shtatë të këtij filmi serial të suksesshpm, pa pasur nevojë t’i nënshtrohen karantinës së vendosur për pjesën më të madhe të udhëtarëve.

“Xhirimi do të zhvillohet nën një regjim sanitar strikt dhe anëtarët e këtij produksioni do të mbahen larg nga të tjerët gjatë qëndrimit në Norvegji”, theksoi ministrja e Bujqësisë dhe Ushqimit Olaug Bollestad në një konferencë për shtyp.

“Kjo do të thotë që jo të gjithë do të jenë në gjendje t’i shohin këta aktorë të bukur që do të luajnë sepse do të jenë relativisht të ndarë”, shtoi ajo.

Xhirimi i filmit, i subvencionuar në afro 50 milion kurora (4,67 milion euro) nga Instituti norvegjez i Filmit, pritet të zhvillohet në veriperëndim të mbretërisë, i njohur për paradat e tij madhështore.

Të fundit

Kanada/ Shqiptarja Ana Golja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit

Artistja dhe producentja Shqiptare në Kanada Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Golja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale

Ripërpunimet dhe anulimet e filmave për vitin 2020

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar mjaft probleme në kinematografinë botërore, duke bërë që shumë filma të ndërprenë xhirimet e tyre. Por, i njëjti fat nuk i ka përcjellë të gjithë, pasi di

Qeveria ndalon xhirimet e serialit turk, prodhim i Netflix

Netflix ka anuluar dramën turke “Dashuria 101”. Vendimi u mor pasi qeveria turke i ndaloi xhirimet sepse paraqiste një karakter gay. Ky vendim solli dhe pakënaqësi tek aktorët, ku njëri prej

Vetëm dy filma të produksioneve shqiptare fitojnë fonde nga Fondi i Filmit të Maqedonisë

Dy filma të produksioneve dhe regjisorëve shqiptarë kanë fituar para nga fondi i Agjencisë së Filmit në Maqedoninë e Veriut. Por shumica e parave kanë shkuar tek filmat e regjisorëve maqedon

Bëhuni gati, seriali i famshëm po rikthehet

“La Casa de Papel” seriali i cili theu rekorde shikueshmërie po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur. Lajmin e bëri me dije aktori në rolin e “Profesorit”, A

Netflix publikon listën e 10 filmave më të shikuar (Video)

Gjiganti i prodhimit të filmave Netflix ka publikuar së fundmi listën me 10 filmat origjinalë më të popullarizuar. Në vendin e parë renditet “Extraction”, një film me Chris Hemsworth, me

Info Tjera