Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/ob_55be61_1-h2-6g3iv9tlpehseuea1jq.jpeg.jpg

Pamjet e para të filmit të ardhshëm “The Batman”



Është publikuar traileri i filmit të ardhshëm të regjisorit Matt Reeves, “The Batman”.

Revees publikoi sekuencat e para të filmit të shumëpritur i cili në rolin protagonist e sjellë aktorin, Robert Pattinson, dhe e ndau trailerin 2 minuta e gjysmë me publikun e gjerë, duke e postuar atë në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Fragmentet e para të filmit shumë të përfolur shoqërohen nga kënga “Something in the Way” e bendit “Nirvana”, si dhe na ofrojnë mundësinë ta shohim aktorin britanik, Robert Pattinson, duke i portretizuar dy prej roleve kryesore në film, Batman dhe Bruce Wayne.

Ndryshe nga personazhi i sofistikuar dhe sharmant i Bruce Wayneit, të cilin në të kaluarën e kishin luajtur aktorët Christian Bale dhe Ben Affleck, ky karakter nga ylli i filmave “Twilight” vjen më i errët dhe i mprehtë, si dhe i plotfuqishmi Batman në këtë projekt nuk portretizohet si superhero, por sikur një qytetarë i maskuar i cili vendos që i vetëm të hakmerret ndaj të këqijve.

Në film po ashtu luajnë aktorët, Jeffrey Wright në rolin e shefit të policisë James Gordon, Paul Dano vjen në rolin e kriminelit “The Riddler” dhe Zow Kravitz e cila e luan rolin e Catwoman.

Pasi montazhi i filmit ishte pezulluar si pasojë e pandemisë së koronavirusit, pritet që puna rreth tij të rifillojë muajin e ardhshëm në Britani të Madhe.

Filmi i ri “The Batman” pritet të publikohet nëpër kinematë e Amerikës nga 1 tetori i vitit 2021.

Të fundit

Festivali i Filmit, Berlinale 2021 në modusin e pandemisë

Berlinalja, festivali i filmit në Berlin, ka shumë rituale. Normalisht pavarësisht dimrit dhe ditëve të ftohta të shkurtit, dashamirësit e kinematografisë gjatë periudhës së festivalit mbus

366 filma në garë për ‘Oscar’

Plot 366 filma u kualifikuan për një nominim të mundshëm në kategorinë e Filmit më të Mirë për çmimin ”Oscar”, njoftoi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.  Këtu përfshihen

Tom Hanks në një film western për herë të parë

Edhe pse ka qenë i njohur si kauboj Woody nga seriali “Toy Story”, për të cilin e ka huazuar zërin – Tom Hanks kurrë më parë nuk ka luajtur në një film vestern. Aktori i famshëm holliv

Pjesa e pestë e ‘La casa de papel’ vjen këtë gusht?

Seriali spanjoll ‘La Casa De Papel’ arriti të ketë një shikueshmëri tejet të lartë, duke i bërë admiruesit e tyre të mbesin në pritje të sezonit të ri. Sezoni i pestë mendohet të jet

Super arritje e filmit “Zgjoi” nga Blerta Basholli

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë dhe

Shtyhet prapë premiera e filmit të ri të James Bondit

Premiera e filmit të ri James Bond u shty për herë të tretë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Filmi “No time to die” (“Nuk ka kohë për të vdekur”) është shtyrë tashmë d

Info Tjera