Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/film-1.jpg

Personazhet e famshëm me një familje të madhe ( Foto)



Ne i njohim për rolet e tyre nëpër filma, por rezulton se ata janë gjithashtu nënat dhe baballarët krenarë të shumë fëmijëve. Nga Bruce Willis i cili ka 5 vajza, deri tek Eddie Murphy i cili është babai i 10 fëmijëve, ata kanë një familje të madhe. Ndoshta do të befasoheni kur të gjeni disa nga këto të famshëm në listën tonë të nënave dhe baballarëve. Bright Side ka listuar 10 prindërit e famshëm që kanë 5 ose më shumë fëmijë.

1.Bruce Willis ka 3 vajza, Rumer, Scout dhe Tallulah me aktoren Demi Moore, dhe 2 vajza, Mabel dhe Evelyn me aktoren dhe modelen Emma Heming.2. Charlie Sheen është baba i 5 fëmijëve. 3 vajzat e tij janë Cassandra, Sam dhe Lola, dhe emrat e 2 djemve të Sheen janë Max dhe Bob.

3.Eddie Murphy ka një familje shumë të madhe. Murphy është baba i 10 fëmijëve, mosha e të cilëve ndryshon nga 2 deri në 31 vjeç. Emrat e fëmijëve të tij janë: Eric, Christian, Bria, Myles, Shayne, Zola, Bella, Angel, Izzy e Max. Në foton më lart, ju mund të shihni Eddie Murphy me të gjithë fëmijët e tij.

4.Steven Spielberg është një baba krenar me 7 fëmijë, dhe ata të gjithë janë rritur tashmë. Regjisori dhe producenti i famshëm i filmave ka 4 vajza, Xhesika, Sasha, Mikaela e Destry, dhe 3 djem, Max, Theo e Saëyer.

5. Mel Gibson ka një vajzë, Hannah dhe 6 djem me emrin Edëard, Christian, William, Louis, Milo dhe Thomas me Robyn Denise Moore. Së bashku me muzikanten Oksana Grigorieva, aktori ka një vajzë të quajtur Lucia. Fëmija i nëntë i Mel Gibson është djali Lars Gerard, të cilin e ka së bashku me shkrimtarin Rosalind Ross.

6. Pierce Brosnan është baba i 4 djemve, Dylan, Paris, Sean dhe Chris, dhe një vajzë, Charlotte, e cila ndërroi jetë në vitin 2013.

7.Angelina Jolie është një nga nënat më të njohura në Hollyëood. Jolie po rrit djemtë Maddox, Pax dhe Knox dhe vajzat Zahara, Shiloh dhe Vivienne.

8.Kris Jenner është një nënë krenare e familjes së madhe dhe të njohur Kardashian. Ajo ka 6 fëmijë të famshëm: 5 vajza, Kourtney, Kim, Khloé, Kylie, dhe Kendall, dhe djali Rob.

9.Jude Law është një baba krenar me 5 fëmijë. Ai ka 3 vajza, Iris, Sophia e Ada dhe 2 djem, Rafferty e Rudy.

10.Tori Spelling është një tjetër nënë e njohur në Hollywood. Së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Dean McDermott, Tori po rrit 3 djem, Liam, Finland e Beau Dean, dhe 2 vajza, Stella dhe Hattie. Tori është gjithashtu një njerkë për djalin e burrit të saj, Jack Montgomery.

Të fundit

Kanada/ Shqiptarja Ana Golja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit

Artistja dhe producentja Shqiptare në Kanada Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Golja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale

Ripërpunimet dhe anulimet e filmave për vitin 2020

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar mjaft probleme në kinematografinë botërore, duke bërë që shumë filma të ndërprenë xhirimet e tyre. Por, i njëjti fat nuk i ka përcjellë të gjithë, pasi di

Norvegjia heq kufizimet për shkak të Tom Cruise

Norvegjia vendosi sërish kufizime për udhëtarët me Spanjën, ku epidemia e COVID-19 është rishfaqur me një numër në rritje të rasteve, por përjashtoi nga këto masa grupin e xhirimit të

Qeveria ndalon xhirimet e serialit turk, prodhim i Netflix

Netflix ka anuluar dramën turke “Dashuria 101”. Vendimi u mor pasi qeveria turke i ndaloi xhirimet sepse paraqiste një karakter gay. Ky vendim solli dhe pakënaqësi tek aktorët, ku njëri prej

Vetëm dy filma të produksioneve shqiptare fitojnë fonde nga Fondi i Filmit të Maqedonisë

Dy filma të produksioneve dhe regjisorëve shqiptarë kanë fituar para nga fondi i Agjencisë së Filmit në Maqedoninë e Veriut. Por shumica e parave kanë shkuar tek filmat e regjisorëve maqedon

Bëhuni gati, seriali i famshëm po rikthehet

“La Casa de Papel” seriali i cili theu rekorde shikueshmërie po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur. Lajmin e bëri me dije aktori në rolin e “Profesorit”, A

Info Tjera