Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/Guljem-Radoja.jpg

Vdes aktori shqiptar Guljem Radoja



Aktori shqiptar Guljem Radoja ka vdekur me koronavirus në moshën 75-vjeçare.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar dy ditë më parë se ai ka qenë në intubim.

Ai është trajtuar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi për gati një muaj.

Guljelm Radoja ka lindur më 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës.

Ndër interpretimet e tij në teatër përmendet për rolet në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bellit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit e tjera.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970.

Ai më pas ka luajtur edhe një varg rolesh tjera si ai i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, e tjera.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”

Të fundit

Seriali i Netflix-i që do t’ju bëjë të ndiheni si detektiv

Mat gjendet në mes të një sherri dhe si pasojë vret shokun e vëllait të tij. Dënohet me katër vite burg për vrasje nga pakujdesia dhe kur del rinis jetën. Në momentin që mendonte se gjith

Filmi i Etleva Kupsit në festivalin Ndërkombëtar në Kanada

“Rastësia Qëllimi i Zotit”, filmi me autore Etleva Kupsit do të jetë pjesë e Toronto International Women Film Festival në Kanada, një organizim që vlerëson punët e kineasteve nga

NETFLIX njeh Kosovën

Rrjeti ndërkombëtar i filmave “Netflix” e ka njohur më në fund shtetësinë e Kosovës. Inicuesi i këtij peticioni, Sovran Hoti, ka bërë të ditur se NETFLIX ka shtuar Kosovën në listën

Chloe Zhao, gruaja e parë me ngjyrë që shpallet regjizorja më e mirë me Nomadland

Youn Yuh-jung u bë koreania e parë që fiton si Aktorja më e Mirë Dytësore në filmin ‘Minari’ në edicionin e 93-të të çmimive Oscar sot në Los Angeles. Aktorja 73-vjcare koreano-jugore

Jonida i rikthehet aktrimit

Ermal Mamaqi po korr suksese në fushën e aktrimit. Ai ka treguar që së shpejti do të vie me një projekt të ri. Për të gjithë ata që dëshironin të ketë konfirmim për protagonisten e seri

Filmi më i ri i James Bond ka shifrën më të kushtueshme në histori

Filmi i shumë pritur nga James Bond ‘No Time To Die’ thuhet se do të ketë premierën më të kushtueshme në botë kur të dalë në muajin shtator. Sipas raportimeve nga The Mirror të shtunë

Info Tjera