Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/download.jpeg-3-e1595406545736.jpg

Vetëm dy filma të produksioneve shqiptare fitojnë fonde nga Fondi i Filmit të Maqedonisë



Dy filma të produksioneve dhe regjisorëve shqiptarë kanë fituar para nga fondi i Agjencisë së Filmit në Maqedoninë e Veriut.

Por shumica e parave kanë shkuar tek filmat e regjisorëve maqedonas, Milço Mançevski dhe Teona Strugar Mitevska.

Filmi “Kajmak” nga regjisori Milço Mançevski ka fituar 500 mijë euro apo 30 milionë denarë, por edhe filmi “Njeriu më i lumtur” nga Teona Mitevska ka fituar 500 mijë euro, përcjell INA.

Përveç tyre janë përkrahur edhe katër filma të tjerë të metrazhit të gjatë.

Në mesin e tyre ka fituar edhe filmi “Koma” nga regjisori shqiptar Agim Abdulla, të cilit i janë ndarë 370 mijë euro.

Përkrahje nga fondi i filmit ka marrë edhe regjisori Senad Abduli, me film dokumentar të metrazhit të gjatë “Emigrant jam apo?”, që ka marrë 50 mijë
euro apo 3 milionë denarë. (INA)

Të fundit

‘EXIL’ i Visar Morinës, filmi kandidat i Kosovës për Oscars 2021

Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë lartëvlerësuar i Visar Morinës që Kosova propozon për OSCARS. Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të S

Rikthehen “Murgeshat gazmore”

Whoopi Goldberg ka lënë të kuptohet se mund të ketë një film të tretë të “Murgeshave gazmore”. Aktorja 64-vjeçare tha në emisionin “The Late Late Show” se do të interpretonte

Nëntë filmat që vlejnë t’i shihni gjatë tetorit 2020

Kritiku i filmit, Nicholas Barber, ka përgatitur listën e radhës, këtë herë për nëntë filmat që ia vlejnë t’i shihni gjatë tetorit të këtij viti. Listën e tij Telegrafi e transmeton s

Fituesit e çmimeve “Emmy”

Në kushte të reja duke iu përshtatur pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, të dielën mbrëma u mbajt edicioni më i ri i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Emmy”, të cilat i

Kinematografia në zi

Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan. Chadwick Boseman humbi jetën në moshën 43 vjeçare pasi prej kohësh vuante nga kanceri. Boseman njihet nga të gjithë për rolin e tij në filmin Marvel

Aktorët e famshëm bëhen bashkë për filmin më të ri

Një katërshe fantastike Robert De Niro, Al Pacino, Adam Driver dhe Jared Leto shumë shpejt do të interpretojnë në filmin e quajtur “Gucci”. Drama që do të vijë në regjinë e Ridley Scott

Info Tjera