Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/072005814-62da842d-9a67-4a2e-bc72-dbbce3d0039c.jpg

Aktorja australiane në rolin e princeshës Diana



Elizabeth Debicki është aktorja që do të luajë figurën e princeshë Dianës në episodet finale të “The Crown”.

Aktorja australiane do të sjellë portretin e princeshës së Wales-it në sezonin e pestë dhe të gjashtë të serialit, ku pritet të zhvillohen ngjarjet e viteve 1990-të dhe fillimin i viteve 2000 në familjen mbretërore, periudhë në të cilën tensionet e martesës kishin nisur.

“The Crown” pritet gjithashtu të sjellë trekëndëshin e martësës së Diana-s si dhe aksidentin e tmerrshëm që përfundoi me vdekjen e saj në Paris të 1997-ës.

“Shpirti i princeshë Diana-s, veprat dhe fjalët e saj jetojnë në zemrën e të gjithëve. Jam shumë e privilegjuar dhe e nderuar të jem pjesë e këtij seriali, që në mënyrë absolute më ka mbajtur pas vetes që nga episodi i parë”, u shpreh aktorja.

29-vjeçarja, e njohur për rolin e saj tek “The Great Gatsby”, “The Man From U.N.C.L.E.” dhe “Guardians of the Galaxy Vol. 2”  do të zëvendësojë Emma Corrin, që luan Diana-n në një moshë fare të re.

Të fundit

‘EXIL’ i Visar Morinës, filmi kandidat i Kosovës për Oscars 2021

Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë lartëvlerësuar i Visar Morinës që Kosova propozon për OSCARS. Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të S

Rikthehen “Murgeshat gazmore”

Whoopi Goldberg ka lënë të kuptohet se mund të ketë një film të tretë të “Murgeshave gazmore”. Aktorja 64-vjeçare tha në emisionin “The Late Late Show” se do të interpretonte

Nëntë filmat që vlejnë t’i shihni gjatë tetorit 2020

Kritiku i filmit, Nicholas Barber, ka përgatitur listën e radhës, këtë herë për nëntë filmat që ia vlejnë t’i shihni gjatë tetorit të këtij viti. Listën e tij Telegrafi e transmeton s

Fituesit e çmimeve “Emmy”

Në kushte të reja duke iu përshtatur pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, të dielën mbrëma u mbajt edicioni më i ri i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Emmy”, të cilat i

Kinematografia në zi

Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan. Chadwick Boseman humbi jetën në moshën 43 vjeçare pasi prej kohësh vuante nga kanceri. Boseman njihet nga të gjithë për rolin e tij në filmin Marvel

Aktorët e famshëm bëhen bashkë për filmin më të ri

Një katërshe fantastike Robert De Niro, Al Pacino, Adam Driver dhe Jared Leto shumë shpejt do të interpretojnë në filmin e quajtur “Gucci”. Drama që do të vijë në regjinë e Ridley Scott

Info Tjera