Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/received_935483746952231.jpeg

Hapet muzeu, pjesëmarrja vetëm me vetura!



Fillimisht u bë i mundshëm shikimi i filmave nga makina, e tani pandemia ka sjellë një koncept të ri në botën e artit.

Adhuruesit e muzeve në Holandë mund të shohin veprat nga vetura e tyre. Gjatë një viti të zakonshëm, salla multi-funkisonale “Rotterdam Ahoy” në Holandë, mirëpret ngjarje të ndryshme.

Majin e kaluar, sikur të mos kishte qenë pandemia, për shkak të Eurovizionit, salla do të ishte mbushur me muzikë.

Panairi me instrumente të muzikës klasike dhe një ngjarje që kishte në fokus portet dhe industrinë e transportit, po ashtu ishin planifikuar dhe pastaj anuluar, për shkak të virusit.

Kështu, sallat mbetën të zbrazëta – derisa u bashkuan me muzeun e artit “Boijmans Van Beuningen” për të prezantuar një ekspozitë e cila mund të vizitohet vetëm me veturë elektrike.

Muzeu “Boijmans Ahoy DriveThru”, i cili u hap për publikun më 1 gusht, ishte një bashkëpunim i rastësishëm.

Muzeu “Boijmans Van Beuningen” në Roterdam, kishte qenë duke pritur mundësinë për të paraqitur veprat e artit të cilat i posedon, e që shtrihen nga periudha mesjetare deri te veprat bashkëkohore.

Ndërtesa ku zë vend muzeu u është nënshtruar disa rinovime që nga viti 2019 dhe koleksioni ku janë rreth 150 mijë vepra, ishte ekspozuar ndërkohë nëpër ekspozita turistike nëpër shkolla dhe muze të tjerë derisa filloi pandemia.

Hapësira “Ahoy Rotterdam” është gati sa madhësia e dy fushave të futbollit.

Prandaj, u bë e qartë gjatë fazës së planifikimit që vizitimi i ekspozitës përmes veturave do të ishte një mënyrë ideale për të vizituar një hapësirë kaq të madhe.

Vetëm veturat elektrike mund të hyjnë brenda dhe ata të cilët nuk kanë vetura të tilla mund të huazojnë të njëjtën hapësirë.

Më shumë se 750 vetura lejohen përgjatë një ditë.

Të fundit

TKK dhe Artpolis përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Shkupit

Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) në bashkëpunim me Artpolis-Qendra për Art dhe Komunitet përfaqësojnë Kosovën me shfaqjen muzikore “Zgjimi i Pranverës” në Festivalin Ndërkombëtar të S

Mbyllet festivali ballkanik i filmit e kulinarisë

Në Pogradec u mbajt edicioni i 10 i festivalit të Filmit dhe Kulinarisë. Pavarësisht kushteve të pandemisë, në garë ishin 40 filma nga disa vende të rajonit ku më të mirët u vlerësuan me

ACM Awards 2020: Lista e plotë e fituesve

‘Academy of Country Music Awards’ (ACM Awards) ka publikuar listën me të gjithë të nominuarit për ceremoninë, e cila vlerëson muzikën e këtij zhanri. Edhe pse këtë vit mund të duket nd

Abetarja e parë origjinale e gjuhës shqipe ekspozohet në muze

Ekspozita me 100 abetare origjinale është çelur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Përkrah abetares së Naum Veqilharxhit, e shtypur në Bukuresht në vitin 1844, janë ekspozuar edhe 11 a

Në 113-vjetorin e lindjes, botohen vargjet e ndaluara të Mitrush Kutelit

Me rastin e 113-vjetorit të lindjes së Mitrush Kutelit, një prej zërave më të rëndësishëm të prozës shqipe, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një mbrëmje kushtuar veprës s

Ndërron jetë aktori dhe politikani, Adem Mikullovci

Sot (e martë) ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktori dhe politikani, Adem Mikullovci. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e aktorit, Lumnije Mikullovci përmes një shënimi të sh

Info Tjera