Histori http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/bob-dole.jpg

30 vjet nga vizita historike e senatorit Bob Dole në Kosovë (Video)



Sot janë bërë 30 vjet nga vizita historike e delegacionit të Kongresit të SHBA-së në Kosovë, e cila udhëheqej nga senatori Robert Joseph Dole (Bob Dole).

Kjo vizitë e cila  ishte organizuar nga veprimtarët e komunitetit shqiptar në SHBA, u bë në kohën më të vështirë të represionit dhe terrorit shtetëror serb, në vitin 1990 ku senatori Dole kishte ardhur për të parë gjendjen nga afër.

Në Prishtinë ky delegacion u prit nga presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe rrethi i tij intelektual, ku i informuan për situatën e rëndë politike që ekzistonte në Kosovë.

Kjo ishte vizita e parë e një delegacioni të nivelit më lartë të SHBA në Kosovë dhe vizita më shpresëdhënëse që shqiptarët ta vazhdojnë luftën për liri dhe pavarësi.

Në këtë delegacion të udhëhequr nga senatori Dole, merrnin pjesë dhe shtatë senatorë amerikanë, të cilët do t’ i raportonin Senatit dhe Kongresit mbi situatën e përgjithshme në Kosovë.

Në përfundim të vizitës, Senatori Dole i tha serbit, Momqillo Trajkoviq që t’ ua përcillte porosinë e tij udhëheqjes së Beogradit, se nuk do të lejohet më me abuzimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.

Nga kjo vizitë historike, fati i Kosovës ndryshoi. Pas 9 vitesh nga kjo vizitë, Kosova u çlirua nga NATO dhe SHBA-ës, dhe pas 18 vitesh Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik.

Të fundit

Kujtimet e Ismail Qemalit nga periudha e rinisë së tij

Gjatë periudhës së sundimin osman në Shqipëri, shoqëria shqiptare karakterizohej nga një kontrast i madh mes fshatarëve dhe çifligarëve. Ju sjellim përshkrimin e L.S. Stavrianos të memorie

Shqiptarët, populli më homogjen në Evropë

Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën Ardit Rada/ Oltion

Kur lindi ideja kombëtare shqiptare

Ndryshe nga nacionalizmat e tjerë ballkanikë, sipas studiuesit Robert C. Austin, nacionalizmi shqiptar u shfaq i fundit vetëm në vitin 1878 dhe ishte rezultat i drejtpërdrejtë i frikës së ndar

Cila është historia dhe simbolika e Ditës së Verës

Dita e Verës e ka zanafillën në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila në kulturën pagane ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë n

Shkrimi i panjohur i “NYT” për eksodin shqiptar

Publikohet shkrimi i panjohur i gazetares amerikane, Brenda Fowler, korrespondente e gazetës së famshme, New York Times, e botuar prej saj më 9 mars të vitit 1991, ku në reportazhin e saj me titu

110 vjet më parë u realizua fluturimi i parë me avion postar

Si sot para 110 vitesh do të realizohej fluturimi i parë zyrtar me një avion postar. Fluturimi i parë u bë nga Allahabad në Provincat e Bashkuara të Indisë Britanike në Naini, ose rreth 10 ki

Info Tjera